Shpallen fituesit në Universitetin Bujqësor

Ja cilat janë dokumentet që ju duhen për t’u regjistruar në degët ku keni fituar Dalin rezultatet te Financa, Informatikë Biznesi dhe Ekonomi Agrare

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI - Voltiza Duro

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpallur emrat e fituesve të raundit të parë. "Gazeta Shqiptare" ditën e sotme publikon listat fituese të Universitetit Bujqësor të Tiranës për programet e studimit Financë- Kontabilitet, Informatikë Biznesi, Teknologji Agroushqimore, Ekonomi dhe Politikë agrare, Ekonomiks i aplikuar, Menaxhim i Turizmit Rural, Vreshtari- Enologji, Inxhinieri Agrare- Agromekanizëm, Agromjedis dhe Ekologji, Prodhim Bimor etj. Të gjithë kandidatët fitues të fazës së parë duhet të ndjekin me kujdes procedurat e regjistrimit brenda afateve të përcaktuara që të mos humbasin të drejtën e studimit në degën e fituar. Regjistrimi kryhet pranë sekretarive mësimore përkatëse të çdo fakulteti. Aplikantët duhet të dorëzojnë personalisht, ose në mungesë nëpërmjet përfaqësuesit me prokurë nga ana e tyre tri dokumente. I pari është dokumenti i identifikimit ( karta e identitetit ose pasaporta). Në dosje mbahet vetëm fotokopja. Gjithashtu, ata dorëzojnë fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese

UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS

tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar nga MAS- i. Maturantët po ashtu vendosin në dosje edhe një deklaratë, e cila plotësohet në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore. Pas kësaj, sekretaritë mësimore mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumenteve. Brenda datës 13 shtator, fakulte- tet përcjellin në QSHA regjistrimet përfundimtare të raundit të parë bashkë me kuotat e paplotësuara. Maturantët fitues në një program studimi, të cilët nuk janë regjistruar sipas afateve të raundit të parë, humbasin të drejtën e regjistrimit. Ata kanë të drejtë të plotësojnë formularin e aplikimit të raundit të dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.