Provokon Koreja e Veriut, lëshon raketë mbi Japoninë

Autoritetet koreane deklarojnë se ishte thjesht një provë Reagon Trump: Përbuzje ndaj fqinjëve

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI -

Koreja e Veriut lëshoi sot një raketë që kaloi mbi Japoni. Edhe pse Koreja deklaroi se lëshimi i raketës ishte një test, ky gjest ka ngjallur reagime të menjëhershme. Tokio dhe Seuli ishin zërat e parë që dënuan aktin e Koresë, si dhe një tjetër paralajmërim erdhi nga presidenti Donald Trump. Sipas analistëve, prova e sotme ishte e ngjashme me planet që Pheniani kishte njoftuar më parë për të lëshuar raketë mbi ishullin e Guamit, pjesë e Komunuelthit Amerikan, por që më pas u anuluan. Besohet që kjo është prova e dytë e suksesshme me një raketë me rreze të mesme veprimi që mund të përshkojë distanca 3000- 5000 km. Japonia thotë se raketa u shpërbë në tri pjesë dhe ra në Oqeanin Paqësor, në lindje të ishullit japonez Hokaido. Trajektorja aktivizoi sistemet e alarmit për popullatën në Japoni. Autoritetet e Koresë së Jugut, deklaruan se një nga raketat fluturoi përreth 250 km. Që nga lëshimi i një arme balistike ndërkontinentale, muajin e kaluar, Peniani ka kërcënuar se synon të dërgojë raketa në territorin e Guamut, në Paqësorin e SHBA, por, sipas ushtrisë amerikane, ky test i fundit nuk kërcënonte SHBA dhe Guam. Ndërkaq, presidenti Trump e kritikoi provën e fundit, duke thënë se Pheniani ka dëshmuar edhe këtë herë se "përbuz fqinjët, të gjithë anëtarët e OKB, dhe standardet minimale të sjelljes ndërkombëtare". Presidenti përsëriti edhe këtë radhë se "të gjitha opsionet mbeten të hapura". Seuli ka thënë se po punon me Shtetet e Bashkuara për një përgjigje të përbashkët ndaj hedhjes së raketës koreano- veriore. Zyrtarët ushtarakë japonezë, koreanojugorë dhe amerikanë po studiojnë të dhënat rreth lëshimit dhe trajektores, por deri tani nuk ka pasur njoftime rreth llojit të raketës balistike të hedhur nga Koreja e Veriut. Pika e lëshimit ishte pranë Phenianit, kryeqytetit të Koresë së Veriut. Raketa ra në det në lindje të ishullit Hokaido. Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Rob Manning, tha se një vlerësim i hollësishëm i lëshimit nga Koreja e Veriut është në proces, por shtoi se zyrtarët e SHBA kishin konfirmuar se raketa "nuk përbënte kërcënim për Amerikën e Veriut". Ushtria amerikane raportoi se u lëshuan tri raketa, ndërsa dy prej tyre dështuan në fluturim dhe vetëm njëra arriti të fluturojë rreth 250 km, deri në momentin e shpërthimit. Autoritetet thanë se raketa shpërtheu gjatë fluturimit dhe ra në oqean në tri pjesë.

Një zyrtar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA i tha "Zërit të Amerikës" se autoritetet në Uashington ishin në pritje të informatave specifike nga Komanda amerikane e Paqësorit për

trajektoren dhe të dhëna të tjera të raketës koreano- veriore. Kryeministri japonez Shinzo Abe, i cili thirri menjëherë një takim të kabinetit, tha: "Ne do të bëjmë ç'të jetë e mundur për të

mbrojtur me vendosmëri jetën e popullit". Autoritetet në Tokio thanë se nuk ishin bërë përpjekje për ta goditur raketën, por shtuan se fjala ishte për një "kërcënim serioz dhe të rëndë ndaj sig- Kryeministri japonez Shinzo Abe, i cili thirri menjëherë një takim të kabinetit, tha: "Ne do të bëjmë ç'të jetë e mundur për të mbrojtur me vendosmëri jetën e popullit". Autoritetet në Tokio thanë se nuk ishin bërë përpjekje për ta goditur raketën, por shtuan se fjala ishte për një "kërcënim serioz dhe të rëndë ndaj sigurisë së Japonisë".

urisë së Japonisë". Ndërkohë, nga ana tjetër, Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut deklaroi: "Ushtria po mban nën mbikëqyrje të ngushtë Veriun, për të përballuar provokimet e mëtejshme".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.