Raketa, Japonia dënon ashpër veprimin

Zyrtarët: I patolerueshëm, të respektojë rezolutat

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI -

Pas

lëshimit të raketës nga Koreja e Veri ut, shqetësimi i Japonisë u shfaq dukshëm edhe në deklaratat për shtyp të drejtuesve të qeverisë. Kryeministri u shpreh i revoltuar: "Lëshimi më i fundit i një rakete nga Koreja e Veriut është absolutisht i patolerueshëm. Koreja e Veriut duhet të respektojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit". I menjëhershëm ishte edhe reagimi i presidentit Trump, i cili u tregua mjaft i prerë: "Dua ta kuptojnë të gjithë dhe ta dinë mirë se SHBAja qëndron 100% pas aleates së saj, Japonisë". Qeveria japoneze bëri me dije se ushtria nuk u përpoq ta qëllonte raketën nga vendi komunist, e cila mendohet të jetë rrëzuar në një pikë ende të panjohur në det. Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut hedh një raketë mbi Japoninë, pasi një rast i ngjashëm ndodhi më 1998- ën, por lëshimi i sotëm vjen në një kohë tensionesh të mëdha në Azi.

Foto ilustruese

Hedhja e raketës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.