Tensionet mes Koresë së Veriut dhe Japonisë mbledhin urgjentisht OKB- në

SHBA: Kërcënime ndaj paqes dhe stabilitetit

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI -

Këshilli

i Sigurimit i OKB- së u mblodh ditën e djeshme, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë, për kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit, menjëherë pas raketës së fundit balistike lëshuar nga Koreja e Veriut. Agjencia e Yonhap ka dhënë lajmin, duke cituar një zyrtar nga Zyra e Jashtme e Seulit. Raketa fluturoi mbi Japoni, duke përfunduar në Paqësor, jashtë Hokkaidos. Presidenti Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe kanë pasur një telefonatë urgjente për këtë çështje dhe ranë dakord për t'i bërë më shumë presion Phenianit. Koreja e Jugut, në përgjigje të raketës u nis Këshilli i Sigurimit i OKB- së u mblodh ditën e djeshme, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë, për kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit, menjëherë pas raketës së fundit balistike lëshuar nga Koreja e Veriut. nga Pheniani dhe fluturoi mbi territorin japonez para se të binte në ujërat në lindje të Hokkaidos, zhvilloi manovra ajrore me katër F15, që lëshuan tetë bomba MK- 84 në Pilseung, një kamp ushtarak në bregun lindor. Zëdhënësi presidencial Park Su- hyun tha se drejtori i sigurisë kombëtare Chung- Yong EU po zhvillon bisedime me homologun e tij të SHBA, HR McMaster, në lidhje me provokimin e fundit. Australia dhe Tajvani e dënuan me forcë veprimin provokues, ndërsa avionët e Seulit simuluan bombardime në kufi.

Mbledhja e Këshillit të OKB- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.