Teksasi ende në rrezik, Trump viziton banorët

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI -

Huston vazhdon të mbetet i rrezikuar nga reshje të tjera. Por sipas raportimeve, niveli i ujit e ka kaluar lartësinë e digës së rezervuarit. Rrjedhja e ujit, sidoqoftë, nuk ka rrezik të dëmtojë digën "Addicks", por do të përkeqësojë situatën në zonat pranë "Fuffalo Bayou", lumi kryesor në qytetin e katërt më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët, ndërkohë, janë të shqetësuar për një tjetër digë, atë "Barker", e cila po ashtu kontrollon sasinë e ujit në lumë. "Harvey" shkaktoi përmbytje të mëdha në Teksas dhe ka filluar tani të prekë edhe Louisianën. Reshje të paprecedenta shiu kanë detyruar me mijëra njerëz të braktisin shtëpitë, ndërsa skuadrat e shpëtimit po përpiqen të arrijnë tek ata që kanë mbetur të bllokuar. Janë të paktën 10 persona të cilët raportohet të kenë humbur jetën në zonën e Houstonit. Gjashtë pjesëtarë të së njëjtës familje vdiqën, duke u përpjekur t'u shpëtonin përmbytjeve. Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump vizituan ditën e djeshme, për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga uragani. Ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojnë, duke ngjallur frikë në popullatë. "Harvey" është uragani më i fuqishëm që ka goditur Teksasin në më shumë se 50 vite.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.