Venera Lumani & Lindi Islami:

“Nuk ia kontrollojmë kurrë telefonin njëri- tjetrit, është mungesë respekti”

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI - Alba Çobaj

Një çift mjaft i kërkuar në lokalet e natës, Venera dhe Lindi janë nga të paktët personazhe publikë, të cilët i kanë duruar kohës dhe përveçse muzikës ndajnë shtëpinë, dashurinë dhe çdo pasion tjetër bashkë. Këtë verë ata ishin të fokusuar jo vetëm të pushonin, por edhe të fitonin para duke kënduar live. Venera ka qënë mjaft aktive në rrjetet sociale si “Intagram”, duke postuar foto të ndryshme, duke nxjerrë në pah dhe format interesante, ndryshe nga Lindi, i cili ka qënë më i rezervuar.

Ku i kaluan pushimet Venera dhe Lindi, pranë detit apo nëpër koncerte?

Kjo verë ka qënë mjaft impenjative për në të dy. U munduam të alternonim edhe pushimet edhe punën pasi kishim mjaft kërkesa në lokalet e bregdetit. Nuk ishin pushime të mirëfillta, por ne u munduam t’i shijonim gjithsesi, pasi u munduam të mërrnim më të mirën e atyre ditëve.

Cilat janë projektet tuaja të ardhshme? Keni diçka konkrete për shtatorin?

Shtatori do jetë shumë i mbingarkuar për ne pasi kemi disa projekte si në televizion, por edhe festivale. Duam ta lëmë surprizë për të gjithë fansat që na ndjekin.

Meqë jeni mjaft të impenjuar me karrieren, mos e keni lënë pak pas dore krijimin e një familje apo nuk është fare në planet tuaja të afërta?

Jo se nuk e kemi në plan, por mendojmë që është ende herët, pasi për momentin jemi të fokusuar te karriera.

Jeni të kënaqur me pagesat e lokaleve, pasi dihet që jeni mjaft të kërkuar në muzikën live?

Tregu i muzikës live është i thjeshtë ta depërtosh, por ne me mjaft punë, ditë pas dite ia kemi dalë dhe tani vërtet që na kërkojnë shumë. Të jem e sinqertë mendoj që japim më shumë sesa marrim, por jemi me këmbë në tokë dhe po ecim në rrugën e duhur për të fituar akoma dhe më shumë.

Keni menduar ndonjëherë të realizoni një klip për të “prekur” tregun ndërkombëtar, siç kanë bërë edhe kolegë të tjerë?

Po, në shtator del dhe kli- pi im më i ri, në bashkëpunim me Dj. Sardin ku pretendojmë të arrijmë dhe tregun ndërkombëtar. Na uroni fat!

Midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës kë preferoni më shumë për të kënduar live?

Për ne është kudo njësoj ku ka shqiptarë, që na presin me ngrohtësi dhe respekt.

Për çfarë arsye mund ta linit karrieren muzikore?

Pyetje e vështirë. Nuk besoj dhe shpresoj të mos ndodhë kurrë. Muzika është jeta jonë dhe më dukët e pabesueshme ta linim.

Keni menduar për ndonjë bashkëpunim tjetër përveçse më njëri - tjetrin?

Po, patjetër që e kemi menduar dhe jemi të hapur për projekte të ndryshme dhe me këdo që do realizonim diçka të bukur, do ta bënim.

Kush gatuan në shtëpinë tuaj Venera apo Lindi? Venera ( qesh) Gjatë netëve live keni patur ndonjë sitauatë ku ndonjëri prej jush është bërë xheloz për njëri- tjetrin?

Jo xhelozë nuk jemi bërë, por nervoz po, dhe kjo vetëm për shkak të punës.

Kush e mban llogarinë në shtëpinë tuaj?

Është diçka private, çdokush ka xhepin e tij, përpos asaj që kemi të përbashkët.

A ia kontrolloni telefonin njëri- tjetrit?

Nuk ndodh kurrë, nuk më duket gjë e mirë për lidhjen dhe e shoh si mungesë respekti.

Kur do tingëllojnë këmbanat e dasmës për ju të dy?

Dashtë Zoti të kemi shëndet e mbarësi, të tjerat i kemi lënë të vijnë më kohën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.