JA REAGIMI I ASHPËR I STINES

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI -

Ernest Duka, i njohur ndryshe me emrin Stine, është ndëshkuar ditën e sotme nga Policia Rrugore, duke i hequr këngëtarit patentën. Këngëtari ka reaguar lidhur me ketë ndëshkim, duke e quajtur jo të drejtë duke thënë se askujt nuk mund t‘ i hiqet patenta vetëm 20 km në orë më shumë se norma e lejuar për këtë tejkalim shpejtësie. Ndërkohë që një gjë të tillë e vërteton dhe fleta e gjobës, ku rezulton se ishte në timon me 20 km në orë më shumë se norma e lejuar. Postimi i Stinës Nuk kam asgjë as me shtetin as me ligjin jam pro saj dhe me vjen mirë që çdo ditë e më shumë zbatohet si nga qytetaret edhe nga Policia e Shtetit, por thjesht unë s’e kuptoj ku një polic i nderuar për 20 kilometër plus më shumë të heq patentën që e kam fituar me zotësi dhe që ma ka dhënë shteti gjerman në kushtet dhe konditat e tyre. Në asnjë vend të botës nuk hiqet patenta për 20 kilometër më shumë. Tani, o ne s’ dimë edhe ankohemi kot ose shteti mirë që gjobën e vë, por edhe të prish punë. Atëherë rroftë biçikleta, pra nk.. t patenta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.