POSTON FOTO ME FAMILJEN

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI -

Rudina Xhunga një nga gazetaret më të njohura të ekranit shqiptar duket se i ka mbyllur pushimet për këtë vit. Momente dhe peizazhe nga bukuritë e natyrës shqiptare i ndau edhe me publikun dhe ne pamë një herë Rudinën, një herë vajzën e saj, Pitilushen, një herë të dyja bashkë, por asnjëherë familjen e plotë. Ndoshta, sepse dikush duhej t’i bënte ato foto, por tani për foton përmbyllëse, janë të tre bashkë dhe ne kuptojmë që janë vërtet të rralla fotot si këto në profilin e gazetares, ku gjithë familja shfaqet bashkë dhe tejet të lumtur në përmbyllje të pushimeve. Mami dhe babi janë të qeshur, ndërsa Pitilushja, siç e quan Rudina të bijën, është më serioze, por mund të themi me siguri që është rritur, ndoshta pak edhe nga pushimet, siç thoshin dikur që deti i rrit fëmijët. Por, ne harronim të thoshim se të rriturve u sjell gëzim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.