NIS FESTIVALI "DEA OPEN AIR"

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI -

Me

shfaqje të njëkohshme filmi në konkur rimin e filmit me metrazh të gjatë, në kinema "Limani" në qytetin e Sarandës ngriti siparin Edicioni i Katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit "Dea Open Air", Saranda - 2017. Ceremonia zyrtare e hapjes së festivalit u zhvillua në kinema "Limani" në bregdetin e Jonit, në Sarandë. Në tapetin e kuq, kineastëve shqiptarë dhe të huaj, autorëve dhe realizuesve të filmave në konkurrim, anëtarëve të tri jurive të festivalit, miqve besnikë të DEAs dhe gazetarëve të pranishëm, iu bashkuan edhe kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, ambasadorja e RFGj në Tiranë, Suzane Shytz, përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal dhe pjesëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Drejtori i "DEA OPEN AIR", Edmond Topi, duke iu referuar edicioneve paraardhëse, vuri në dukje, se motivimin për realizimin e këtij eventi e ka mbajtur gjallë "që në fillim bindja, se kultura mund të ndryshojë shoqëritë dhe se ngjarjet kulturore, si ky festival, mundësojnë dialogun mes kulturave, mes mënyrave të ndryshme të kuptimit të botës, duke krijuar apo lehtësuar mundësinë për të njohur njëri- tjetrin, për të kuptuar njëri- tjetrin, për të mësuar nga njëri- tjetri. Në një kohë me kaq shumë dhunë dhe arbitraritet, kultura është pothuajse e vetmja paqe dhe rrugëdalje". Për drejtoren artistike të "DEA OPEN AIR", Mirela Oktrova, "Kinemaja nuk është luks - kinemaja është e drejtë themelore. Një brez, që në harkun e 27 vjetëve, jeton pa të, nuk e ndjen më të nevojshme atë - as ta shohë, as ta mësojë, as ta ushtrojë dhe aq më pak të mësojë prej saj… . Ai brez nuk e kupton nevojën për t'u shprehur me filma, për të konsumuar filma, për të diskutuar filma, për t'u identifikuar me filmat… Vetëm nëse bëhemi të ndërgjegjshëm për këtë, do ta kuptojmë, se sa e rëndësishme është të edukosh kinema". Paraqitja e ofertës filmike të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit "DEA Open Air" nisi me konkurrimin në gjininë e filmit me metrazh të gjatë. Filmi Hannat (" Die Hannas " - Gjermani 2016 ) vendos në fokus të vëmendjes së tij një çift: Ana dhe Hans, të cilët janë një dhe të pandarë. Aq e vërtetë është kjo, saqë të gjithë miqtë e tyre i quajnë thjesht HANNAS. Ata janë një çift i kolauduar në të tridhjetat e tyre të përgjumura, që i bashkon me njëri- tjetrin obsesioni i gatimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.