Ahmedi injoron rivalët: I lumtur të luaj edhe vetëm një ndeshje me Shqipërinë

Sipas lojtarit të Mariborit, përfaqësuesja maqedonase ka një nivel shumë të ulët në ekip Sulmuesi: Jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar

Gazeta Shqiptare - - KERCENIMI -

të me U- 21. Është një lojtar shumë i mirë dhe ndjehem shumë mirë me të.

A ke ndjerë presion dhe a ka pasur ftesë nga FYROM?

Asnjëherë. Të them të drejtën kam pasur shumë shokë dhe shumë njerëz që më kanë thënë të shkoja te FYROM se është niveli më i ulët. Thoshin: "E ke të sigurt që do të luash". Por unë e kam thënë që do të ndjehesha më krenar nëse do të luaja vetëm një ndeshje me kombëtaren kuqezi se sa çdo ndeshje te FYROM- i. E kam bërë zgjedhjen me zemër dhe jam shumë i lumtur që jam këtu.

E keni dëgjuar komentin e Panuçit për ju?

A po më sheh si titullar apo jo, këtë nuk e di, e di vetëm trajneri. Telefonata e parë ishte që më përgëzoi për suksesin që po kaloj te klubi dhe tani jam me Kombëtaren. Jam një futbollist në përgjithësi teknik, jam fantazist, edhe në klub luaj si 10. Shpresoj që me kualitetet që kam të ndihmoj shumë kombëtaren, mezi pres të vesh fanellën kuqezi.

Si është ambientimi në grup me veteranët?

Unë disa i njihja, nuk ishte problem aspak për mua të ndjehesha mirë në ekip. Më kanë pritur shumë mirë edhe ata që nuk njihja. Ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës time. Tri ditë më parë u kualifikova me klubin në Ligën e Kampioneve, pastaj erdhi edhe ftesa. Është një moment magjik për mua, shpresoj të vazhdojë kështu.

Si i përjetoni rregullat në ekip?

Trajneri, në pamje të parë më duket se është një që kërkon shumë disiplinë. Kjo mund t'i bëjë grupit vetëm mirë, pasi pa disiplinë nuk arrin askund, është shumë pozitive kjo ndjenjë që kam për trajnerin dhe duhen respektuar rregullat e tij.

A je gati ta pranosh stolin?

Patjetër, siç e thashë më parë, jam shumë i lumtur, jam krenar që jam këtu dhe çdo minutazh që do të më japë trajneri, do të jem i gatshëm.

Cilat janë synimet për ndeshjet e radhës të Kombëtares?

Çdo ndeshje duhet marrë seriozisht se nuk do të jetë e lehtë. Luajmë në shtëpi, kemi tifozerinë tonë përballë, kështu që do të japim maksimumin për të fituar.

Si e përjetuan në klub momentin kur u mbërriti ftesa?

Ata mendonin se ishte momenti që po luaja mirë dhe e mendonin që do të vinte ftesa. Kishin qejf pasi ishte diçka e rëndësishme për mua.

A e cilëson ndeshje të veçantë atë ndaj FYROM- it?

Jo, sepse jam shqiptar, ndjehem shqiptar. Për mua do të jetë një ndeshje normale si të gjitha të tjerat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.