Drejtori i Krimeve: Në 8 muaj sekuestruam mbi 62 tonë drogë

Asetet kriminale, zv/ ministrja: Janë gjetur rreth 50 milionë euro Josif Shtëmbari: 20 herë më shumë se në 2016

Gazeta Shqiptare - - DROGA - Xhensila Kodra

Gjatë 8- mujorit 2017 janë kapur dhe sekuestruar nga Policia e Shtetit 62.2 tonë kanabis/ marijuanë, ose 20 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2016". Kështu deklaroi dje, drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, gjatë raportimit te kryeministri Edi Rama në lidhje me rezultatet e arritura për goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë fjalës së tij, Josif Shtëmbari tha se gjithsej janë evidentuar 1029 raste të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike, nga të cilat 124 vepra penale janë "Trafikim i narkotikëve". "Janë proceduar 1387 autorë, nga të cilët 761 janë arrestuar", - tha zyrtari i policisë. Ndërsa, duke i krahasuar të dhënat me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ai tha se konstatohet rritje në evidentimin e veprave penale me plus 257 vepra; rritje e zbulueshmërisë me 173 vepra; rritje e numrit të autorëve me plus 339 autorë; rritje e personave të arrestuar me plus 139 persona. Kurse, për sa i përket drogës së sekuestruar nga data 1- 27 gusht të këtij viti, Shtëmbari tha se janë kapur 2 tonë e 257 kg marijuanë dhe janë arrestuar 47 autorë. Po ashtu, sipas drejtorit, gjatë këtyre 8 muajve janë goditur 55 grupe kriminale, me 283 autorë, nga të cilët 204 të arrestuar, dhe duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, janë goditur 31 grupe më shumë. "Aktualisht janë në ndjekje 145 hetime proaktive për ' Trafikim dhe prodhim të shitjes së marijuanës'", - shtoi ai, duke theksuar se edhe Guardia di Finanza Italiane ka kryer monitorim ajror për kontroll të territorit në zonën e Shkodrës dhe atë të Gjirokastrës. Për këtë muaj, zonat ku janë identifikuar bimë narkotike u përkasin qarqeve Shkodër, Një punonjës i policisë në Komisariatin e Delvinës është arrestuar nga SHÇBA, pasi dyshohet se informonte kultivues e trafikantë droge për aksionet e policisë. Bëhet fjalë për 32- vjeçarin Shpëtim Kripa, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë së Delvinës, i akuzuar për veprën penale "Shpërdorim i detyrës".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.