Haki Çako: Këtë vit konstatohen 25 herë më pak bimë të kultivuara e të asgjësuara

Gazeta Shqiptare - - DROGA -

Kreu

i Policisë së Shtetit, Haki Çako, gjatë raportimit dje te kryeministri, tha se policia është e fokusuar tërësisht në luftën pa kompromise ndaj çdo paligjshmërie. "Duke pasur parasysh muajin gusht si momentin më favorizues për kultivimin e kanabisit, puna jonë është përqendruar në rikontrollin masiv të territorit dhe të të gjitha ambienteve të mundshme për kultivim", - tha Çako. Sipas tij, në krahasim me vitin e shkuar ka ulje në sasinë e bimëve të kultivuara dhe të asgjësuara. "Në bazë të analizës së bërë, bazuar në rezultatet e arritura, rezulton se këtë vit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar konstatohet një ulje e sasisë së bimëve të kultivuara dhe të asgjësuara në masën 25 herë më pak se një vit më parë, por edhe ndryshime të modus- operantit në lidhje me kultivimin, duke shkurtuar kohën e kultivimit të bimëve, mbjellja në tokë publike, në terre-

Durrës, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Nga analiza e bërë, ka rezultuar se qarqet me risk më të lartë, të cilat përbëjnë edhe përqindjen më të madhe të numrit të bimëve narkotike të identifikuara, janë; Shkodra me 22%; Durrësi me 19%; Vlora me 14%; Lezha 10% dhe Fieri me 7%.

ROVENA VODA

Zv/ ministrja e Punëve të Brendshme, drejtuese e ne të vështira, zona të thyera malore dhe në hapësira të vogla parcelash", - theksoi ai. Çako pohoi se "një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe bashkëpunimit policor ndërkombëtar me vendet e rajonit, ku janë zhvilluar me shumë sukses operacione të përbashkëta në goditjen e trafikimit të kanabisit dhe arrestimin e autorëve, duke qenë se tregu i shitjes të lëndëve narkotike është jashtë vendit tonë". "Në prioritetet e luftës kundër paligjshmërisë, Policia e Shtetit ka vendosur dhe po zhvillon dhe goditjen e paligjshmërisë në fusha dhe sektorë të tjerë të jetës publike, të tilla si ndërtimet pa leje, veprat penale ndaj mjedisit, vjedhja e energjisë elektrike, prerje e paligjshme e pyjeve, dëmtim i karrierave të lumenjve e pyjeve, gjueti e paligjshme etj.", - tha Çako, ndërsa theksoi se ka nisur edhe një operacion për bllokimin e mjeteve që dyshohet se janë të trafikuara.

Task- Forcës Antikanabis, Rovena Voda e nisi fjalën e saj duke thënë se "falë punës së punonjësve të policisë, sot Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndët narkotike". Sipas saj, përgjatë muajit gusht, policia kishte në terren mbi 1500 grupe kontrolli, me rreth 4500 punonjës, në gjithë territorin e vendit. "Nga referimet e hetimeve pasurore të kryera nga strukturat

policore të Hetimit të Aseteve Kriminale, janë gjetur dhe identifikuar rreth 50 milionë euro, si automjete, vila, apartamente e lokale", - theksoi Voda. Po ashtu, zv/ ministrja tha se "Drejtoria e Tatimeve ka referuar mbi 180 raste të dyshimta në Policinë e Shtetit dhe Prokurori, që konsistojnë në pasuri të pajustifikuara dhe transaksione pa logjikë ekonomike e lig- jore. Për 30 raste janë nxjerrë urdhra bllokimi të llogarive/ transaksioneve, në vlerë totale rreth 3.7 mln euro. Janë kryer verifikime për mbi 1070 persona dhe informuar institucionet ligjzbatuese në përgjigje të 129 kërkesave të tyre, në funksion të investigimeve policore apo procedimeve penale. Në këtë kuadër po analizohen 175 raportime për aktivitet të dyshimtë". Ndërsa, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, drejtoria e Hetimit Doganor ka konstatuar 12 raste, me një sasi prej 971.527 kg kanabis. "Në Ministrinë e Arsimit janë ngritur grupet e punës dhe po punohet për hartimin e materialeve sensibilizuese për rreziqet e përdorimit të kanabisit te të rinjtë si dhe ka nisur puna për krijimin e blogut informues", - pohoi Voda më tej.

Josif Shtëmbari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.