Rama: Në skaner të gjitha pronat dhe makinat luksoze të "të fortëve"

Paralajmërimi i kryeministrit për bosët e drogës: Gjeni vrimë ku të futeni "E dimë kush janë dhe ku fshihen trafikantët"

Gazeta Shqiptare - - DROGA -

Kryeministri Rama e cilëson si një kapit ull të mbyllur fitoren në luftën kundër kanabisit. Pas raportimit që u bë në mbledhjen e TaskForcës së ngritur për zbatimin e planit kombëtar për të luftuar këtë fenomen, kreu i qeverisë i vlerësoi shifrat e prezantuar si të mjaftueshme për ta shpallur histori të kaluar "hashashin". Kryeministri Edi Rama kërkoi kalimin në skaner të të gjitha makinave luksoze, pronave të paluajtshme, llogarive bankare dhe bizneseve që nuk justifikojnë burimin e krijimit. Në mbledhjen e radhës së Task Forcës Antikanabis, kreu i ekzekutivit u shpreh se "Makinat luksoze që sfidojnë ligjin, sigurinë publike, pasuritë e paluajtshme që zotërojnë ata, llogari bankare të pajustifikuara, biznese pa rritje financiare, duket t'i nënshtrohen një procesi rigoroz verifikimi ligjor. Çdo gjë duhet të kalojë në skanerin e forcave ligj zbatuese". Sipas tij "Nëse nuk justifikojnë burimin e krijimit, të gjitha duhet të sekuestrohen dhe zotëruesit e tyre duhet të dalin para ligjit. Nuk është askush më i fortë se Policia e Shtetit. Forca me e madhe vjen vetëm nga tradhtia brenda Policisë së Shtetit. Të fortët e kanë forcën në komisariat. Nuk e kanë forcën në ndonjë fuqi të papërballueshme. Forcën e kanë te komisariati i policisë. Ata dihet se kush janë dhe mbi të gjitha nuk janë as të fshehur". Për operacionin e radhës, Rama kërkoi bashkëpunimin e policisë me SHISH, prokurorinë, DPPP, Tatimet, Doganat dhe të gjitha strukturat e tjera të shtetit. "Për plotësimin e tij kërkohet që policia, SHISH, prokuroria, DPPP, Tatimet, Doganat dhe të gjitha strukturat të intensifikojnë vëllimin e informacionit për të analizuar të gjithë këto hetime të përbashkëta, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe me partnerët për të projektuar dhe realizuar goditjen e këtyre rrjeteve. Kërkohet një goditje shembullore dhe kapilare, individë me imunitet të imponuar përmes rrugës së krimit nuk duhet të gjejnë vrimë ku të futen dhe jo të fshiqen si faktorë shoqërorë. Askush nuk duhet të guxojë të bëjë karshillëk në shkolla, lagje dhe komunitet përmes shkeljeve të normave, me mjete që kushtojnë sa "qimet e kokës", pa i justifikuar" theksoi Kryeministri Rama. Ai paralajmëroi: "Individë me imunitet të marrë përmes rrugës së veprimtarisë kriminale nuk duhet të gjejnë vrimë ku të futen në këtë vend dhe jo më të shfaqen si faktorë shoqërorë me influencë në komunitetin tonë. Makina luksoze që sfidojnë ligjin, pasuritë e paluajtshme të këtyre shoferëve, që janë të papunë luksi, llogaritë bankare të pajustifikueshme, biznese të palidhura me një histori rritjeje, duhet t'i nënshtrohen një procesi kapilar dhe rigoroz verifikimi ligjor". Monitorimi nga ajri ka nisur më 15 qershor dhe ishte parashikuar të vijonte deri më 15 shtator. Me fondin mbështetës të BE- së fluturimet nga ajri do të vijojnë deri më 15 tetor 2017.

Mbledhja e djeshme e Task Forcës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.