Vasili: CIA demaskoi Ramën, është njësh me krimin

Gazeta Shqiptare - - DROGA -

Kreu

i Grupit Parlamentar të LSI- së, Petrit Vasili re agoi dje pas publikimit të raportit të CIA- s për drogën, ku Shqipëria evidentohej si vend problematik. Vasili shprehet se CIA demaskoi kryeministrin, që sipas tij është bërë njësh me krimin. "Kryeministri ose kryefarsa gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi. Kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane ( CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë. Kryeministri gënjen, sepse është bërë njësh me drogën, me trafikantët dhe krimin e organizuar. CIA foli qartë, që, gjithashtu, Shqipëria është "pikë aktive e trafikut të drogës". Pra, s'ka shtet dhe polici që të kontrollojë territorin, por që e mbështetin, inkurajojnë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj. Ndaj Task Forca është task- farsa dhe asgjë më shumë dhe kryeministri është vetë kryefarsa", shprehet z. Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.