CIA: Shqipëria, pikë aktive e trafikut të drogës

Gazeta Shqiptare - - DROGA -

përditësimin e fundit të të dhënave mbi Shqipërinë, Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka raportuar edhe për trafikun e paligjshëm të drogës. CIA amerikane në faqen e saj zyrtare "The world facktbook" shkruan se vendi ynë mbetet gjithnjë pike aktive e kalimit të paligjshëm të drogave si kanabis sativa nga Azia Jugperëndimore drejt Ballkanit. Po kështu sipas CIA- as, në një masë më të vogël nga Shqipëria kalon ilegalisht edhe kokainë që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore. Të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë. CIA e klasifikon Shqipërinë edhe si një vend ku kryhet lehtësisht pastrimi i parave i lidhur me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj. Përditësimi i fundit i të dhënave të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA- së, është bërë në fillim të muajit gusht të këtij viti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.