Berisha: Akti kriminal i shtetit, prokuroria të hetojë

Gazeta Shqiptare - - DROGA -

Ish-

kryeministri Sali Berisha denoncoi dje tjetër rast që ka të bëjë me administratën publike. Në "Facebook" Berisha shkruan se 13 Bashki të vendit dhe një seri institucionesh nuk kanë paguar sigurimet për punonjësit duke i trajtuar si skllevër. Për Berishën ky është një akt kriminal nga shteti i Noriegës dhe i bën thirrje prokurorisë të hetojë. "Vetë shteti në të zezë, sistem skllavërie! Të dashur miq, mediat njoftojnë se 13 Bashki të vendit dhe një seri institucionesh publike nuk kanë paguar sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre, duke i mbajtur ata në të zezë si skllevër të vërtetë. Ky është një akt kriminal, antikushtetues në shtetin e Noriegës, që meriton ndëshkim ligjor shembullor. Kjo është vepër e vjedhjes, shpërdorimit të buxhetit të shtetit direkt nga drejtuesit për përfitime personale. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe sistemin e skllavërisë shtetërore, i bëj thirrje prokurorisë të vendosë menjëherë para ligjit këta drejtues të korruptuar!", shprehet z. Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.