Premtimi i Metës: Përmirësim buxhetit të mbrojtjes

Betohet Kollçaku, shefat e Shtabeve të NATO- s në Tiranë më 15 shtator Në ceremoni edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA - Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta garantoi dje, se do të kërkojë përmirësimin e buxhetit të mbrojtjes dhe modernizimin e kapaciteteve ushtarake. Kreu i shtetit, Ilir Meta, teksa vlerësoi figurën e shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të FA- ve, garantoi gjithë burrat dhe gratë në uniformë se angazhohet maksimalisht që përkushtimi dhe patriotizmi i tyre do të vlerësohen dhe promovohen prej tij sipas meritës së secilit. Pas betimit të shefit të ri Bardhyl Kollçaku, Meta shprehu besimin se "në sajë të edukimit dhe eksperiencës së spikatur, jepni garanci se do përmbushni me sukses sfidën e shefit të shtatit të përgjithshëm". Meta falënderoi me mirënjohje të veçantë të 153 ushtarët tanë që ndodhen me misionin gjithandej vendit, dhe kolegët e tyre që sot në vend përballen me zjarret. "Ju garantoj për angazhimin tim, që përkushtimi dhe patriotizmi bazuar në trinomin e shenjtë, detyra- nderi- atdheu, do të vlerësohen dhe promovohen sipas meritës. Ju garantoj për qëndrimin tim të palëkundur se çështjet e sigurisë, buxheti, kapaciteti operacional i FA- ve dhe gjithë detyrimet në NATO do të mbështeten fuqishëm nga unë për 5 vite si president i vendit", - tha Meta. Zyra e shtypit e Presidencës njoftoi dje, se në ceremoni ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, atashe ushtarakë të vendeve të NATO- s dhe atyre mike e partnere të akredituar në vendin tonë etj. Në fjalën e tij të rastit, presidenti Meta, duke i uruar suksese Gjeneral Brigade Kollçakut në detyrën e lartë, shprehu fillimisht mirënjohjen e tij të sinqertë, respektin dhe konsideratat më të larta për burrat dhe gratë në uniformë, që kanë kontribuuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë me përkushtim dhe sakrifica të panumërta për mbrojtjen e vendit dhe interesave tona kombëtare gjatë 105 viteve Parlamenti

do të mblid het të shtunën në seancë për votimin e kryeministrit dhe qeverisë së re. Java pas 9 shtatorit, do të jetë intensive për konstituimin e organeve parlamentare dhe ndarjen e deputetëve në komisionet e përhershme. Në seancë Kuvendi miraton 8 komisione të përhershme: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Komisioni për Integrimin Europian, Komisioni për Politikën e Jashtme, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Përcaktimi i përbërjes së komisioneve dhe kryesive të tyre bëhet duke mbajtur parasysh përfaqësimin në to të grupeve parlamentare, sipas përpjesëtimit që zënë në Ku- të shtetit shqiptar. Presidenti i Republikës falënderoi edhe 153 ushtarakët shqiptarë që janë me mision në Afganistan, Detin Egje, Letoni, Mali, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë si dhe kolegët e tyre që po kontribuojnë me vetëmohim për shuarjen e zjarreve apo emergjenca të tjera civile në shërbim të qytetarëve tanë. "Shpreh besimin dhe angazhimin tim institucional, që përkushtimi shembullor, sakrificat sublime dhe ndershmëria e spikatur e ushtarakëve, do të respektohen dhe vlerësohen nga ana ime dhe të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, bazuar në trinomin tuaj: detyra- nderi- atdheu", - nënvizoi presidenti Meta. "Si Komandant i Përgjithshëm ju garantoj se përkushtimi dhe kontributet e ushtarakëve do të maten, konsiderohen, vlerësohen dhe promovohen vetëm sipas meritës, integritetit dhe vlerave profesionale të gjithsecilit prej pjesëtarëve të Forcave tona të Armatosura. Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, përmirësimi i buxhetit të mbrojtjes, modernizimi dhe rritja e kapaciteteve operacionale të Forcave tona të Armatosura, përmbushja e detyrimeve dhe përgjegjësive në kuadër të NATO- s, do të mbështeten fuqimisht nga unë për 5 vitet në vijim", - theksoi z. Meta. Ai njoftoi se për herë të parë në Shqipëri, më 15- 17 shtator të këtij viti, do të zhvillohet në Tiranë takimi i Shefave të Shtabit të vendeve anëtare të NATO- s, sipas tij një ngjarje e rëndësishme për vendin tonë dhe Forcat tona të Armatosura.

Ceremonia e betimit të shefit të Shtabit të Përgjithshëm dje në presidencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.