PD- LSI në garë për kryesimin e 3 komisioneve parlamentare

Ndahet pushteti në Kuvend, PS merr 5 komisione

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA -

vend. Nga 8 komisione të përhershme, mazhoranca socialiste do të drejtojë 5 prej tyre, ndërsa 3 i mbeten opozitës. Ende nuk ka një përcaktim të qartë nëse 3 komisionet do të drejtohen nga përfaqësues të Partisë Demokratike apo në bazë të përpjesëtimit të vendeve që zënë në Kuvend një prej tyre do të drejtohet nga LSI- ja. Por ndërkohë, kampet politike kanë nisur diskutimet brenda tyre për emrat që do të përfaqësohen dhe do u besohet drejtimi i këtyre organeve. Mazhoranca pritet të rikonfirmojë në krye të komisioneve emrat që drejtuan në 4 vitet e shkuara. Ligjet pritet të drejtohen nga deputetja Vasilika Hysi. Erjon Braçe mund të jetë sërish drejtues i Komisionit të Ekonomisë, ndërsa Eduard Shalsi në krye të Veprimtarive Prodhuese. Ende nuk është e qartë kush do ta drejtojë Komisionin e Sigurisë, i cili për katër vite është drejtuar nga Spartak Braho, apo Komisionin e Jashtëm, të cilin e drejtoi Arta Dade, e cila nuk u zgjodh deputete për legjislaturën e re. Ndërkohë edhe Lulzim Basha duhet të përzgjedhë emrat që do e përfaqësojnë në organet e Kuvendit. Emër potencial për në krye të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë pritet të jetë deputeti Tritan Shehu. Luçiano Boçi mund të drejtojë Komisionin e Medias, ndërsa emri i Jorida Tabakut shihet si i mundshëm për drejtimin e Komisionit të Integrimit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Kuvendi i Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.