OSBE, Wilton: Të përballemi me krimet e komunizmit

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA -

OSBE-

ja konsideron se zbulimi i së vërtetës është çelësi me të cilin të afërmit e të zhdukurve dhe shoqëria në përgjithësi do ta mbyllin përfundimisht kapitullin e errët të diktaturës komuniste. Pikërisht këtë mesazh përcolli dje, zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE- së, Robert Wilton, në aktivitetin e mbajtur në ish- kampin e internimit në Tepelenë, i organizuar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit. Sipas Wilton, shpërfillja e të vërtetave të rënda të së kaluarës nuk e shëron dhimbjen, që ende është gjallë. "Të qenët këtu, në Tepelenë, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, mbart një kuptim të rëndësishëm për mua. Ky ish- kamp internimi ka parë të vërteta të dhimbshme të së shkuarës komuniste të Shqipërisë: shpërnguljet me forcë, internimet, punën e detyruar, torturat dhe vrasjet e panumërta. Zbulimi i së vërtetës është çelësi me të cilin të afërmit e të zhdukurve dhe shoqëria në përgjithësi do ta mbyllin përfundimisht këtë kapitull,” - tha Wilton.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.