Braçe: Letra e Lu për Kodhelin e Gjermenin, si fletërrufe

Deputeti i PS, i pakënaqur me largimin e dy ministreve

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA -

Deputeti

socialist Erjon Braçe ka mbetur i pakënaqur nga lënia jashtë qeverisë së re të dy ministreve Eglantina Gjermeni dhe Mimi Kodheli. Nisur nga kjo, Braçe komentoi dje, letrën e falënderimit që ambasadori amerikan Donald Lu i ka dërguar ministres në largim të Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe asaj të Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, pas vendimit të Ramës për t'i lënë jashtë kabinetit të ri qeveritar. Erjon Braçe thotë se letrat e Lu për dy ministret ngjajnë si fletërrufe, ndërsa vlerësimi për punën është një kulturë që urrehet në këtë vend. "Fletëvlerësimet në anglisht, për ministren Mimi Kodheli e ministren Eglantina Gjermeni, të merituara, në shqip ngjajnë si fletërrufe! Natyrisht, asfare për dy zonjat! Njëherësh, më sjellin në mendje faktin se, vlerësimi institucional për punën, rezultatet, vlerësimi po i tillë për bashkëpunimin, është një kulturë që urrehet në këtë vend! Por në fakt është edhe qytetari; njerëzillëk më shqip. Mim, Tina, ju jam shumë mirënjohës për punën! Kemi bërë gjëra të bukura që kanë ndryshuar shumëçka, bashkërisht. Bashkë do jemi sërish", shkruan deputeti i PS- së në "Facebook".

Deputeti i PD- së, Myslym Murrizi

Deputeti i PS- ë, Erion Braçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.