Ambasadori amerikan, letër Haritos

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA -

Pas

Kodhelit dhe Gjermenit, ambasadori i SHBA- ve, Donald Lu ka përgëzuar për punën në mandatin e parë të qeverisë Rama edhe Milena Hariton. Lu përmes një letre shkruan se në katër vite bashkëpunimi me Hariton, rritën përpjekjet për sigurinë kibernetike, për të përmirësuar infrastrukturën e IT të qeverisë dhe për zbatimin e ligjit në administratë. "Dëshiroj t'ju përgëzoj për katër vjet shërbim shembullor si ministër i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Nën drejtimin tuaj, ne së bashku kemi punuar për të rritur përpjekjet e qeverisë për forcimin e sigurisë kibernetike, për të përmirësuar infrastrukturën IT të qeverisë, për të mbështetur zhvillimin e Protik dhe për të nxitur zbatimin e plotë të ligjit për administratën publike", shkruhet në letrën dërguar ministres Harito. Ambasadori amerikan ka theksuar se vlerëson atë që ministrja Harito ka "bërë për inovacionin në Shqipëri, por edhe për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri- SHBA".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.