Dy bullgarët: S'donim të çanim bankomatin, por të vidhnim të dhënat e klientëve

Gjykata lë në burg të dyshuarit, avokati: Njëri prej tyre ofroi 15 mijë euro garanci pasurore "Tërheqjet do i bënim me karta të klonuara"

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA - Arbër Sulo

Dy bullgarët që pak ditë më parë tentu an të vidhnin bankomatin e një banke të nivelit të dytë, dolën dje para togave të zeza për t'u njohur me masën e arrestit. Gjykata e Sarandës, pasi dëgjoi palët, vendosi të lërë në qeli shtetasit Aleksandros Doan, 46 vjeç dhe Mihaill Karaxhanov, 29 vjeç. Të përfaqësuar nga avokati Gjergj Imeraj, ata u asistuan nga një përkthyes bullgar gjatë dëshmisë së tyre. Doan, tha se punonte në profesion të lirë. Ndërsa, Karaxhanov tha se vazhdonte ende studimet. Ndonëse para oficerëve të policisë mohuan të kishin tentuar për të kryer grabitje, ditën e djeshme dy bullgarët pranuan para gjyqtarit Sokol Pina se kishin qëllim të vidhnin bankomatin e bankës së nivelit të dytë. Ata kërkuan falje, duke shprehur pendim të thellë për atë se çfarë tentuan të bënin. Sipas tyre, qëllimi nuk ishte të çanin bankomatin, por të vidhnin të dhënat e klientëve të më- Doan më herët pati deklaruar se kishte shkuar te bankomati për të tërhequr lekë, por kur kishte parë se bankomati nuk kishte funksionuar, ishte larguar bashkë me shokun e tij. Ndërsa, Karaxhanov pati deklaruar se kishte shkuar për të ndihmuar një shtetase së cilës i kishte ngelur një kartë në bankomat, dhe kishte futur në të një pajisje metalike për të nxjerrë kartën.

parshëm të tij, për t'i përdorur më pas në tërheqje me karta të klonuara. Në përfundim të seancës, prokurori Lorenc Mërkuri kërkoi masën e sigurisë "Arrest në burg" për dy të dyshuarit, e cila u la në fuqi edhe nga gjyqtari Sokol Pina.

AVOKATI MBROJTËS

Avokati mbrojtës i dy të pandehurve, Gjergj Imeraj, në një prononcim për mediat u shpreh: "Dy shtetasit bullgarë kanë pranuar veprën penale për të cilën akuzohen. Kërkuan ndjesë dhe pendim të thellë. Kërkuan bashkëpunim me prokurorinë dhe gjykatën sepse, sipas tyre, ata ishin nisur në një aventurë nga Bullgaria, duke menduar se në Shqipëri mund të jetë e lehtë vjedhja e sistemeve kompjuterike të bankomatëve, ku në fakt bankomatët në Shqipëri rezultuan që ishin në një siguri të plotë. Menjëherë u dha sinjali në bankën qendrore, dhe përmes sinjaleve që i dërgoi policisë, dy klientët e mi në një kohë shumë të shkurtër u arrestuan nga policia. Të gjitha të drejtat e dy të huajve u mbrojtën nga ana jonë, duke njoftuar familjarët dhe përfaqësinë diplomatike. Ne debatuam që në këtë seancë kualifikimin e veprës penale jo ' Vjedhje e bankave dhe të arkave' por në ' Ndërhyrje në sistemin kompjuterik të bankomatëve', vepra penale këto më të lehtësuara në dënim. Si masë sigurie për njërin nga të dy kërkuam le- htësi, ku familja e tij ofroi 15 mijë euro garanci pasurore, kurse i ndaluari tjetër ishte në pamundësi për ta ofruar këtë opsion, pasi nuk kishte mundësi për të paguar". Ndërkaq, një oficer policie, i cili nuk deshi të identifikohej me emër për shkak të punës që ai kryen, tha dje për "GSH" se dy bullgarët, para se të tentonin të kryenin vjedhjen, po silleshin vërdallë si klientë. "E vërteta është që dy bullgarët u kapën në afërsi të Plazhit të Ri, rreth 50 metra nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet rezultoi se ata po silleshin para bankomatit sikur të ishin klientë, duke mos u shqetësuar as nga prezenca e njerëzve në lokalet aty pranë apo nga kalimtarët, edhe pse të paktë në numër, për shkak se ngjarja ndodhi rreth orës 06: 00 të mëngjesit. Me sa duket, bullgarët nuk kishin plan të shqyenin bankomatin, edhe pse kishin një trapan me vete, por duket sikur do të vidhnin të dhënat kompjuterike të tij përmes ndonjë karte të klonuar a ndonjë sistemi që ata vetë e dinin. Nuk besoj se janë amatorë, dhe nëse do të rezultonte e suksesshme kjo tentativë, me shumë mundësi do të godisnin edhe bankomatë të tjerë në Sarandë".

Të pandehurit në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.