Dhunoi gruan, e godet kunati me sëpatë, vihet në pranga 42- vjeçari nga Vlora

Sherri mes çiftit nisi për motive të dobëta

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA -

VLORË - Një konflikt brenda familjes ka përfunduar deri në përdorimin e sëpatës. Ngjarja e rëndë është shënuar ditën e martë në qytetin e Vlorës. Policia informoi se ngjarja ka ndodhur në familjen e Maksim Sadikajt në lagjen "24 Maji", brenda në banesë. Fillimisht 42vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. Sadikaj. Nga hetimi i policisë ka rezultuar se në konfliktin mes bashkëshortëve ka ndërhyrë edhe kunati i Sadikajt, Dashnor Begaj ( i vëllai i shtetases M. Sadikaj). Për të mbrojtur të motrën, ai ka ndërhyrë për të shuar sherrin, i cili mesa duket ka agravuar deri në mjete të ftohta. Kështu, sipas policisë, Begaj akuzohet se e ka goditur bashkëshortin e motrës me mjete të ftohta prefëse, e konkretisht me sëpatë. Fatmirësisht, i plagosuri pësoi vetëm lëndime të vogla në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Vlorës raportoi se arrestimi i shtetasit Maksim Sadikaj u krye në flagrancë. Ndërkohë shtetasi Dashnor Begaj ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por prej kontrolleve të ushtruara dhe prej reagimit në kohë të shërbimeve policore ditën e djeshme, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij. Burime pranë policisë, bënë me dije se sherri mes çiftit të bashkëshortëve kishte nisur për motive të dobëta. Materialet janë referuar në prokurori për veprën penale "Dhuna në familje", dhe "Plagosje e rëndë me dashje".

Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.