Sekuestrohen 4 mjete luksoze, verifikohen 380 të tjera

Në komisariat 28 persona

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA -

ELBASAN - Policia e Elbasanit ka sekuestruar 4 makina luksoze, të cilat dyshohet se janë trafikuar nga vendet e BE- së. Kështu, në kuadër të operacionit të koduar "Summer 2017 Elbasani", janë verifikuar edhe 380 automjete motorike. Policia e Elbasanit raportoi se gjatë këtij plan- operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 automjete të dyshuara të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë. Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme, si "Mini Cooper", "BMW" dhe "Audi". Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 4 shtetas. Ndaj tyre, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Trafikim i mjeteve motorike" dhe "Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve". Sipas policisë, gjithsej janë shoqëruar 28 shtetas dhe kontrolluar 520 persona të tjerë, si dhe janë vendosur 150 masa administrative nga Sektori i Qarkullimit Rrugor. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, policia bëri me dije se janë arrestuar edhe 2 shtetas, për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.