Erion Veliaj: Investimi, më shumë urbanizim për zonën

Fillon ndërtimi i këndit të ri rekreativ në Sauk

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA - SHPALLJE ANKANDI SHPALLJE ANKANDI

INVESTIMET

"Banorët e Saukut po shohin realizimin e një projekti të ri që sjell më shumë aktivitete për fëmijët dhe mundësi çlodhjeje për të moshuarit që të kalojnë kohën", - u shpreh ai. Bashkia ka filluar të hapë disa kantiere ndërtimi në Sauk, e momentalisht po punohet në disa blloqe, te rruga e "Osmëve" dhe disa të tjera.

tjera. "Në 20 vitet e fundit në Sauk nuk mbahen mend të jenë bërë kaq shumë investime. Kemi hapur disa kantiere, disa të tjera kanë përfunduar, siç është rruga ' Her-

man Gmeiner', kurse rruga ' Danish Jukniu' ka pak ditë që ka filluar. Bashkia punon me të njëjtin ritëm si në qendër të Tiranës, për ta trajtuar si një lagje të mirëfilltë të Tiranës", - shtoi Veliaj. Që investimi të mbarojë në kohë dhe të ketë jetëgjatësi, kreu i bashkisë kërkoi edhe bashkëpunimin e banorëve, që të heqin vetë pengesat apo muret e tyre rrethuese dhe t'i hapin rrugë zbatimit të plotë të projektit. Parku kufizohet nga rruga "Herman Gmeiner" dhe "Selim Brahja" dhe ndërtohet në një hapësirë që ka qenë totalisht e degraduar. Veliaj shtoi se, përveç investimit në krijimin e këndit çlodhës, është parashikuar sistemimi i kanaleve të ujërave të shiut, trotuaret, gjelbërimi, asfaltimi i rrugës, krijimi i 15 vendeve për parkim, një prej të cilëve do jetë për persona me aftësi të kufizuara. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës në gjysmën e dytë të mandatit të saj do të punojë me të njëjtin ritëm dhe cilësi si dhe në dy vitet e para, për të mundësuar që investimet e saj të jenë të prek- shme për të gjithë banorët e Tiranës. "Është një prej 100 blloqeve ku kemi ndërhyrë në Tiranë, dhe nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm, me 100 blloqe çdo vit, do e kemi Tiranën e ëndrrave tona edhe në brendësi të lagjeve, dhe jo vetëm te sheshi ' Skënderbej'", - tha Veliaj.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj gjatë inspektimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.