Universiteti Politeknik shpall emrat fitues

Maturantët të verifikojnë në kohë reale renditjen e pikëve dhe vendet që mund të lirohen Ja studentët e rinj të Inxhinierisë së Ndërtimit, Mekanikes e Elektrikes

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA -

Universiteti Po liteknik i Tiranës ka shpallur studentët fitues në të gjitha degët e tij, për vitin akademik 20172018. Te listat e publikuara, të gjithë studentët e pozicionuar sipër vizës së kuqe janë fitues, ndërsa të gjithë maturantët që e gjejnë emrin poshtë vizës duhet të kontrollojnë vazhdimisht dhe të kenë kujdes, sepse mund të lirohen hapësira në degët që ata preferojnë. "Gazeta Shqiptare" publikon sot, listat fituese në degët Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Elektronike, Arkitekturë Interieri dhe Dizajn e Inxhinieri Matematike. Shumë fakultete të tjera në vend kanë shpallur fituesit, në bazë të afatit të paracaktuar nga Ministria e Arsimit. Pas publikimit të listave për raundin e parë, kanë filluar regjistrimet në fakultete. Maturantët fitues paraqiten pranë sekretarive mësimore me dokumentacionin përkatës dhe nëse dëshirojnë, këtë vit kanë mundësinë që të çregjistrohen dhe të regjistrohen në degën e tyre të parapëlqyer, që mund ta arrijnë në një fazë tjetër. Por dekanët bëjnë thirrje për aplikantët, që para se të marrin një veprim të tillë duhet të verifikojnë pikët e tyre me fituesit e tjerë në degët ku dëshirojnë të studiojnë, në mënyrë që të mos humbasin edhe mundësinë për të studiuar në programin ku janë shpallur fitues. Procesi i regjistrimit për raundin e parë do të kryhet në datat 29 gusht - 11 shtator, dhe për raundin e dytë në datat 1 tetor - 14 tetor, ku çdo raund do të përbëhet nga 7 faza 48- orëshe. Secili kandidat, si në universitetet pub- like ashtu edhe në ato private në Shqipëri mund të ketë akses në portalin "U- Albania" duke shkuar në adresën "ualbania. arsimi. gov. al", ku mund të ndjekë udhëzimet, për të vijuar më tej me procedurat dhe për të parë nga afër në kohë reale renditjen dhe lirimin e hapësirave të lira.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.