Ish- të përndjekurit ende kohë për të plotësuar dosjet

Trashëgimtarët e ish- të dënuarve politikë përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit Lista dhe dokumentet që mungojnë për çdo dosje

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA -

Trashëgimtarët e ish- të dënuarve politikë, që presin të marrin këstin e dytë të dëmshpërblimit, duhet të verifikojnë nëse kanë mungesë në dosje ose jo. "Gazeta Shqiptare" publikon listën me përfituesit sqarimin për çdo dosje përfituesi ku mund të verifikohet nëse i kanë të gjithë dokumentet në rregull. Në listë janë shënuar me V dokumentet që janë dorëzuar konform ligjit dhe me X dokumentet që mungojnë.

Të gjithë subjektet përfituese pjesë e listës për pagesën e këstit të dytë për trashëgimtarët, duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara në aktet nën- ligjore, brenda një afati 3mujor nga data e publikimit të listës, pas përfundimit të këtij afati, jepet një afat shtesë deri në 30 ditë. Kur një ish- i dënuar politik ose trashëgimtari / trashëgimtarët e ish- të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara si më sipër, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vite pas publikimit.

DOKUMENTET

1. Numrat e llogarisë bankare në lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

2. Dokument identiteti ( kopje Letërnjoftimi, Pasaportë) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

Pagesat e këstit të dytë, do të kryhet mbi bazë të do- kumentacionit të dërguar për pagesën e këstit të parë, kur nuk ka:

1. Kontestim, nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët.

2. Nuk ka ndryshime të statusit të ish- të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë.

3. Nuk ka revokim të prokurës së posaçme.

Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave është:

1. Revokimi i prokurës, origjinale,

2. Nr. llogarie bankare në lekë për çdo trashëgimtar,

3. Dokument identiteti ( kopje Letërnjoftimi, Pasaportë) për çdo trashëgimtar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.