Takimi Thaçi- Vuçiç, fazë e re e dialogut Kosovë- Serbi?

' Deutsche Welle'

Gazeta Shqiptare - - CEREMONIA - Nga Bekim Shehu

( vijon nga faqja 1)

... të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Kjo e fundit e konfirmoi takimin, që për qëllim ka vazhdimin e dialogut KosovëSerbi, të filluar tash e gati pesë vjet më parë. “Mendoj se mundemi që deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian 2014 – 2019 të arrijmë qëllimin në kërkim të hapave konkretë dhe të rëndësishëm për secilin nga partnerët tanë ballkanikë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Pavarësisht disa momenteve të vështira gjatë këtij viti, vendet partnere të Ballkanit kanë dëshmuar vullnetin dhe dëshirën për përparime në rrugën drejt BE- së”, - deklaroi Federica Mogherini në një fjalim të saj para ambasadorëve të vendeve të BE- së.

MODALITETE PËR MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE

Mediat në Prishtinë dhe Serbi shkruajnë se “në takimin e së enjtes pritet të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të kishte obligime ndërkombëtare”. Për një fazë të re të dialogut Kosovë- Serbi ka kohë që flet edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se “ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare të pajtimit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë takuar së fundmi në fillim të korrikut në Bruksel, kur të dy ishin pajtuar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve, ku do të futeshin edhe grupet punuese të cilat do të përgatisin hyrjen e procesit në këtë fazë. “Në takimin që kishim me zonjën Mogherini, jemi pajtuar që të ketë një fillim përgatitor për fazën e re të negociatave në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që do të çonte drejt një normalizimi dhe pajtimi mes vendeve dhe popujve tanë”, - pati deklaruar Presidenti Thaçi.

VUÇIÇ: DIALOG SUBSTANCIAL

Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte deklaruar se “dialogu do të vazhdojë në Bruksel, por jo vetëm dialogu që merret me temat e caktuara, por, të kemi edhe dialog substancial rreth asaj se si i shohim ne marrëdhëniet tona pas disa vjetësh”. Takimin e së enjtes që do të zhvillohet në Bruksel, ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit, mund ta komplikojë arrestimi nga policia e Kosovës i një serbi të dyshuar për krime lufte. Bogdan Mitroviç, 74- vjeçar, nga Sopia e Suharekës, u arrestua dje nga policia e Kosovës gjatë vizitës së tij në një kishë afër Mushtishtit. Policia e Kosovës, njoftoi se zoti Mitroviç është dërguar në mbajtje për 48 orë. Mediat serbe thonë se Bogdan Mitroviç akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për krime lufte ndaj popullatës civile.

VUÇIÇ DO TË FLASË PËR MITROVIÇIN

Këtë rast e komentoi edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se në Bruksel ai po shkon të flasë edhe për rastin e Bogdan Mitroviçit, sepse, siç tha ai, merakoset për të. “Prishtinës do t’i dhembë koka nga pyetjet tona. Jam shumë i interesuar të di se çka do të thonë miqtë tanë ndërkombëtarë për këtë rast”, citojnë mediat në Serbi Aleksandër Vuçiçin.

MARRËDHËNIA KOSOVË- SERBI DHE HISTORIKU I DIALOGUT

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi në mars të vitit 2011, ndërsa marrëveshja për përmirësimin e raporteve u nënshkrua më 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrave të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Njëra ndër pikat më kryesore të marrëveshjes ishte lëvizja e lirë e njerëzve dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kjo e fundit akoma nuk është jetësuar, për faktin se Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se me këtë marrëveshje shkelet Kushtetuta e Kosovës. Serbia këmbëngul në jetësimin e kësaj marrëveshjeje, madje në disa raste e ka vënë edhe kusht për vazhdimin e dialogut. Gazeta serbe “Danas”, për takimin e së enjtes, shkruan se “pritet një ndryshim i përshpejtuar i formatit të bisedimeve Kosovë- Serbi”. “Siç njoftoi delegacioni i BE- së në Serbi, ata do të shkëmbejnë mendime për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur në korrik në lidhje me fillimin e përgatitjeve për një fazë të re të dialogut”, shkruan gazeta serbe “Danas”. Analisti serb Dusan Janjiç, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike, sipas kësaj gazete, thotë se “takimi i së enjtes do të jetë një nga mbledhjet përgatitore për fazën e re të dialogut të Brukselit”. Sipas tij, “Në disa takime të ardhshme do të përcaktohet forma dhe tema për negociata të mëtejshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, dhe kjo fazë përgatitore do të zgjasë deri në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Mediat në Prishtinë dhe Serbi shkruajnë se “në takimin e së enjtes pritet të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të kishte obligime ndërkombëtare”. Për një fazë të re të dialogut Kosovë- Serbi ka kohë që flet edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se “ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare të pajtimit. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë takuar së fundmi në fillim të korrikut në Bruksel, kur të dy ishin pajtuar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.