Gazeta Shqiptare

Tahiri dorëzon në Kuvend ndryshime në Kodin Penal për trafikantë­t e drogës

-

Ish-

ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka paraqitur në Parlament një projektlig­j për dhunën ndaj kafshëve. Por, në deklaratën e tij, pas depozitimi­t të projektit, Tahiri theksoi: "E pashë me vend që të propozoj disa ndryshime në Kodin Penal për të ndaluar njëherë e mirë fenomenet e dhunës, që nuk kanë të bëjnë vetëm me kafshët, e theksoj këtë. Kanë të bëjnë me dhunën në tërësi. Ai që dhunon një kafshë sot, nesër dhunon patjetër një familjar, pastaj do të bëhet patjetër rrezik për shoqërinë, kjo nga njëra anë. Nga ana tjetër, kam rikujtuar për Parlamenti­n propozimet që janë bërë një vit më parë për disa ndryshime lidhur me kultivimin dhe trafikimin e drogës. Është vetëm Shqipëria vendi ku lejohet që të dënohet njëlloj si ai që kapet me një gram hashash, edhe ai që kapet duke trafikuar tonelata. Si ai që kultivon dhjetë rrënjë hashash si ai qytetari i republikës në një zonë të thellë, si ai tjetri që kultivon hektarë të tëra dhe këta dënohen njëlloj", tha Tahiri. Sipas tij, "kjo deri më sot ka shërbyer për gjykatën si një mënyrë për të pasur më shumë padrejtësi dhe për të pasur më shumë korrupsion, duke dënuar ata që nuk kanë mundësi dhe duke lëshuar nga duart e drejtësisë ata që kanë mundësi të korruptojn­ë gjykatat".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania