Legalizimet, 1000 personat që kanë gati lejet

Dosja për marrjen e tapisë dorëzohet nga Agjencia e Legalizimeve në Hipotekë ALUIZNI: Ja kush përfiton në Kamëz dhe Vorë

Gazeta Shqiptare - - PADITE NE GJYKATA -

ALUIZNI publikon listën me 1000 per sona që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejen e legalizimit. Përfituesit janë në qarkun Tiranë në zonën e Kamzës dhe Vorës. Drejtoria e ALUIZNI- t të Kamzës njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI- t në Kamëz dhe Vorë për të tërhequr lejen ndërmore. Ndërkohë që procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Kjo drejtori në një kohë rekord ka mbyllur të gjithë procesin për 1435 dosjet, të cilat tani kanë gati lejen dhe për pak ditë marrin certifikatën e pronësisë. Menjëherë pas regjistrimit të certifikatës së pronësisë, përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por e gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shit- en poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Sipas ligjit në fuqi, kur ndërtimi pa leje dis- ponohet nga një subjekt, kontrata e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore dhe objektit që legalizohet regjistrohen në emër të subjektit që disponon objektin. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrimi i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklarimit. Subjektet mund të përcaktojnë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.