Gazeta Shqiptare

Vidhen 3 mln lekë në shtëpinë e nënës së ministrit të Energjetik­ës

Policia: Dera u hap me çelës kopil, autorët banorë të zonës ose të njohur të familjes Liri Gjiknuri: I kisha kursyer nga pensioni

- Xhensila Kodra

Persona ende të paiden tifikuar nga policia kanë vjedhur një shumë parash si dhe disa bizhuteri në banesën e nënës dhe vëllait të ministrit të Energjetik­ës dhe Infrastruk­turës, Damian Gjiknuri. Burime pranë Policisë së Tiranës bënë dje me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës, në rrugën "Maliq Muça", ndërsa në shtëpinë e Liri Gjiknurit janë marrë 300.000 lekë të reja. Në momentin e ngjarjes, nuk ka pasur njeri në banesë. Sipas burimeve, 67- vjeçarja ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia rreth orës 9 e gjysmë për të bërë pazarin dhe në drekë, kur kishte shkuar në banesë kishte konstatuar se ishte vjedhur. "Nga shtëpia kam dalë rreth orës 09: 30 dhe jam kthyer në rreth orës 12: 30. Dola të bëja pazarin dhe kur jam kthyer, pasi bëra gati drekën, hyra në dhomë dhe pashë që diçka nuk shkonte. Disa gjëra nuk ishin në vendin që i kisha lënë unë, dhe menjëherë hapa sirtarin ku lija gjithmonë paratë që kurseja nga pensioni, dhe aty nuk kishte asgjë", - ka deklaruar në polici 67- vjeçarja. Burimet e lartpërmen­dura pohuan më tej, se kjo është hera e dytë që bastiset banesa e familjarëv­e të ministrit Gjiknuri. Ngjarja e parë ka ndodhur në tetor të vitit të

shkuar, ku autorët kishin marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra. Menjëherë pas ngjarjes, policia nisi hetimet për të identifiku­ar dhe zbuluar autorët e vjedhjes të së martës. Në polici janë shoqëruar mbi 20 persona, 2 prej të cilëve janë të ndaluar. Burimet thanë se këta dy persona nuk kanë lidhje me vjedhjen e banesës, por se dyshohet të jenë autorë të ndonjë vjedhjeje tjetër të ndodhur në kryeqytet, pasi në makinë në momentin e ndalimit iu gjetën me vete

maska dhe pranga.

NGJARJA

Banesa e Liri Gjiknurit dyshohet të jetë vjedhur rreth orës 11: 00 në kohën kur në shtëpi nuk ka pasur familjarë. 67- vjeçarja, sapo ka shkuar në banesë dhe ka konstatuar se në dhomën e saj të gjumit ishin lëvizur disa sende shtëpiake, ka menduar se diçka nuk shkonte. Kur ka hapur sirtarin për të parë paratë që kishte kursyer nga pensioni, ka konstatuar se aty nuk kishte asgjë. E moshuara ka parë se në shtëpi i mungonin edhe disa bizhuteri, dhe menjëherë ka lajmëruar policisë. Këta të fundit, mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisën punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Burime pranë grupit hetimor pohuan dje për "GSH", se për të hyrë brenda në banesë, autorët mund të kenë përdorur çelës kopil, pasi as dera kryesore nuk ishte e dëmtuar si dhe asnjëra nga dritaret e shtëpisë. Hetuesit kanë ngritur dyshime se autorët mund të jenë banorë të zonës, ose persona që kanë njohje me familjen Gjiknuri, dhe se kanë pasur dijeni për lëvizjet e 67- vjeçares. Nga ana tjetër, një burim i sigurt pranë policisë pohoi dje për "GSH" se në lidhje me këtë ngjarje dyshohet të ketë gisht një djalë rreth 17 vjeç, nga Tirana, për të cilin policia ka gati një vit që është vënë në ndjekje të tij. Për hetuesit, ky person dyshohet të jetë autor edhe i disa ngjarjeve të tjera në kryeqytet. "Jemi duke hetuar në disa pista për kapjen e autorëve të krimit. Nisur nga fakti se në banesë nuk gjetëm shenja gishtash, dyshojmë se autorët mund të kenë përdorur çelës kopil. Kemi informacio­n se kohët e fundit në vendin tonë kanë hyrë nga Anglia disa pajisje që kapin vlerën e 1 mijë eurove dhe që përdoren për hapjen e dyerve", thanë dje, burimet për "Gazeta Shqiptare".

 ??  ?? Pallati ku jeton Liri Gjiknuri
Pallati ku jeton Liri Gjiknuri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania