Shkarkohet nga posti drejtoresha e burgut të grave Zoje Jakaj, reagimi

Gazeta Shqiptare - - EKONOMI -

Zoje

Jakaj, drejtore në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale "Ali Demi", Tiranë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në "Facebook", ka lajmëruar shkarkimin e saj nga ky post. Ajo thotë se ka dorëzuar detyrën në datën 10 tetor, në mënyrë të civilizuar. Sipas Jakajt, qeveria aktuale nuk e ka parë të arsyeshme vazhdimësinë e saj në këtë detyrë. "Të dashur miq, si për ironi të fatit, më datë 10 është emërimi dhe shkarkimi im si drejtore e Burgut të Grave. Sot dorëzova detyrën në formën më qytetare e të civilizuar. Qeveria aktuale nuk e pa të arsyeshme vazhdimësinë time në këtë detyrë. Gjatë 22 muajve në drejtimin e atij institucioni, zbatova me përpikëri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do resht së foluri, dje, sot, nesër e përgjithnjë, në mbështetje të njerëzve në nevojë edhe nëse ajo ka kosto. Në punën e jetën time kanë vend ndershmëria, virtyti dhe e vërteta. Për mua, nuk ka punonjës dembelë, të paaftë, as sistem të korruptuar; të tillë i bëjnë drejtuesit kur ata nuk drejtojnë me parime dhe shembuj konkretë. Unë ia dola dhe po iki me kokën lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre. Mirënjohje për gjithë ata që më besuan e mbështetën", shkruan në faqen e "Facebook"- ut Zoje Jakaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.