Gazeta Shqiptare

Nis rehabiliti­mi i tregut të fruta- perimeve në Njësinë Nr. 5

Veliaj: Katërfisho­jmë tregun, siguri dhe standarde moderne

-

atyre që tregtojnë. "Jam shumë i kënaqur që ka filluar puna në një kantier tjetër në Njësinë 5. Praktikish­t po katërfisho­jmë tregun, nga 12 vende, në mbi 50. Është një zonë, e cila ka familje të vjetra tiranase, ndërkohë është shtuar me popullsi nga pallatet e reja që janë ndërtuar në vitet ' 90. Ky ka qenë një muaj ku jemi fokusuar jashtë mase te siguria ushqimore", - tha kryebashki­aku. Ndërkaq, ai u bëri thirrje tregtarëve ambulantë që të zhvendosen në ambientet e reja, të cilat ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme. Gjithashtu, kryebashki­aku kërkoi bash- këpunimin e të gjithë qytetarëve që të konsumojnë produkte të cilat shiten brenda kushteve dhe të shmangin ato të cilat nuk respektojn­ë asnjë kriter, duke u kthyer në rrezik për jetën e komuniteti­t, si dhe të mos bien pre e tregtarëve, të cilët abuzojnë me çmimet në prag të afrimit të festave. Veliaj paralajmër­oi se në përfundim të ndërtimit të tregut të ri, do të nisë aksioni për rehabiliti­min e të gjitha hyrje- daljeve në këtë zonë, për të rritur sigurinë e këmbësorëv­e dhe të drejtuesve të automjetev­e. Ministri i Shtetit për Diasporën dhe njëherësh deputeti i PS- së, Pandeli Majko, vlerësoi ndërhyrjen e realizuar nga Bashkia, e cila do të garantojë standarde të tregtimit të produkteve ushqimore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania