Ekspozita me vepra nga "fundi i një klime iluzore liberale në arte, që në fakt rezultoi një kurth"

Kolazhet e Lekë Tasit më 1974

Gazeta Shqiptare - - EKONOMI -

muzika, letërsia e teatri, bashkë me besimin, do të përbëjnë substancën e ushqimit shpirtëror, intim të tij. Shtysat shpirtërore e intelektuale që ofronin ato qenë vendimtare për shtjellimin e artit të tij.

Në hapësirën e "Art House" ekspozohen përzgjedhje nga dy cikle, një me piktura dhe një me kolazhe.

Kolazhet janë realizuar rreth vitit 1974 ndërsa shumica e pikturave të përzgjedhura, mbas vitit 2000 ( përveç tablosë me një manifestim dramatik me diktatorin të realizuar në 1974). Koha e realizimit të kolazheve përkon me fundin e një klime iluzore liberale në arte që në fakt rezultoi një kurth. Ka një qëndrim më hedonistik tek kolazhet, e pikërisht atëherë kur shtypja social- politike ishte më e fortë, si për të përdorë estetikën si qëndresë kundrejt trysnisë ideologjike.

Lekë Tasi punon me linjën dhe ngjyrën duke evokuar një fashë të madhe ndjesish lirike që shkojnë prej haresë, dashurisë e dehjes me natyrën, në një melankoli të butë e deri te dëshpërimi i pashpresë.

Në veprën e tij piktorike, edhe pse e krijuar në një kontekst të përveçëm, ndjehet një preokupim i brendshëm, universal. Drama e personazheve në pikturë ndoshta shoqërohet edhe me atë çka i ka munguar në jetë e prandaj ai duke pikturuar e refuzon atë jetë. Fundja në një pikturë, ndryshe prej shkrimeve të tij, shumë gjëra mbesin të pambyllura: Ne nuk mund ta dimë p. sh. nëse çifti në mes të rrugës janë takuar e lidhur bashkë apo ka qenë veç ai afrim a shkëmbim vështrimesh, aty përjetojmë momentin kur ato janë afruar me njeri tjetrin pa zhvillimin e mëtejmë, si diçka ende e mundshme. Këtë mund ta bëjë një person që më të shumtën, e ka shijuar të bukurën e jetës nëpërmjet artit.

Me një spontanitet personal larg rregullave, pikturat e Lekës mbartin një ekspresivitet pulsues e ndonjëherë mbërrijnë kufijtë e fantazmagorisë e duke u vendosë në një kohë të ndërmjetme agu mes realitetit dhe ëndrrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.