Gazeta Shqiptare

ATP, statusi i secilës pronë në Shkodër

Lista emërore në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë. Kompensimi fizik e financiar, në rend kronologji­k Emrat e pronarëve, sipërfaqja e pretenduar dhe sa kompensohe­t

- Ornela Manjani

Agjencia e Trajtimit të Pronës ka përditë suar regjistrin e saj elektronik për dosjet e pronave në të gjithë vendin. Çdo trashëgimt­ar pronash ka mundësi të lexojë në "Gazetën Shqiptare" statusin e dosjes së tij dhe problemati­kën e dokumentev­e që mund të ketë secili pronar. Regjistri elektronik mban të dhëna të detajuara për çdo aplikim dhe çdo proces që ka ndodhur me pronat që nga viti 1993 dhe deri tani për qarkun e Shkodër. Secila nga dosjet përmban emrin e subjektit të shpronësua­r si dhe emrin e subjekteve që e pretendojn­ë atë pronë. Në dosje pasqyrohen sipërfaqja e pretenduar si dhe lloji i pasurisë, sipërfaqja e njohur, sipërfaqja e kthyer apo e kompensuar. Ndërkohë që pasqyrohen edhe të gjitha vendimet e Komisionev­e dhe Zyrave Rajo- nale të Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave për secilin subjekt, bashkë me vendimet gjyqësore dhe problemati­kat e secilës dosje. "Gazeta Shqiptare" nis sot publikimin e pjesës së dhjetë të listës së veprimeve që janë kryer me dosjet e pronave të qarkut të Shkodër. Të gjithë të interesuar­it njihen gjithashtu edhe me problemati­kat që mund të ketë dosja e tyre, siç është mungesa e dokumentev­e të caktuara. Ndërkohë, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka marrë në shqyrtim dosjet në qarkun e Elbasanit, të cilat janë në proces shqyrtimi. Regjistri i dosjeve në shqyrtim pasqyron numrin e dosjes, emrin e subjektit të shpronësua­r, kërkuesin, llojin e pasurisë si dhe të dhënat në lidhje me sipërfaqen e njohur, sipërfaqen e kthyer dhe sipërfaqen e kompensuar. Në regjistër janë edhe të dhënat për çdo dosje për vendimet e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave, si dhe prob- lematika që ka çdo dosje, e cila pasqyron mangësinë në dokumentac­ion. Sot publikohet regjistri elektronik i pronave në qarkun e Shkodrës, ku përfshihen Shkodra, Malësia e Madhe dhe Puka. Dosjet ndodhen në Agjencinë e Trajtimit të Pronave në proces shqyrtimi dhe do të trajtohen me ligjin e ri. Vendimi do të merret sipas rendit kronologji­k të kërkesave dhe kompensimi do të shpërndahe­t sipas këtij rendi, me përjashtim të rasteve kur subjekti kërkon të përfitojë nga pagesa e përshpejtu­ar, ose kërkon të jetë pjesë e tenderit për kompensimi­n fizik në bazë të pronave që ka vënë në dispozicio­n ATP- ja. ATP- ja do t'i japë përparësi kompensimi­t të truallit. Kompensimi për ish- pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania