Basha: Rama shantazhon opozitën Rama: Parlamenti, jo klub të dehurish

Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë Nokën, Tushaj i LSI kundër Kreu i PD nxjerr foton: PS mbrojti "të fortin" nga Shijaku

Gazeta Shqiptare - - PARLAMENTI - Darina Tanushi

Byroja e Kuvendit ven dosi mbrëmë përjash timin e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Përjashtimi i Nokës u bë me 5 vota të mazhorancës, pasi tri vota të PD- së përfshirë këtu edhe votën e deputetit të LSI- së, Viktor Tushaj kanë qenë kundër ndëshkimit të Nokës. Ndërkohë, byroja ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fyerje ndaj ishkryetarit të PD dhe njëherazi ish- kryeministrit Sali Berisha. Pas mbledhjes, nënkryetari i Kuvendit, demokrati Edi Paloka tha se deputeti Noka nuk ka shkelur asnjë nen të rregullores. "Gramoz Ruçi po zbaton urdhrat e Edi Ramës për ta kthyer këtë Parlament në një kuvli të Partisë Socialiste. Në mënyrë cinike na u tha, ' atëherë keni të drejtën të bëni një mocion mosbesimi ndaj kryetarit'. Ta harrojnë se do t'i mbyllin gojën opozitës. Ne do të jemi deri në fund për të mbrojtur të drejtat tona", tha dje Paloka.

REAGIMET

Pas mbylljes së seancës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama u shpreh jashtë sallës për gazetarët: "Nuk po ia dalim dot që të arrijmë në momentin që opozita të bindet që parlamenti klub të dehurish, siç ishte katër vjet ka vdekur në 25 qershor". Sipas Ramës, "ky parlament ka nisur të funksionojë dhe do të vazhdojë të funksionojë do apo nuk do PD bashkë me motrën tonë të përbashkët, LSI". "Është rihapur çadra, është rivënë pllaka e gramafonit të parazgjedhjeve. Është një opozitë pa vizion, pa program, pa skuadër, pa përgjegjësi", u shpreh kryeministri. Ndërsa, për sharjen ndaj Berishës, Rama u shpreh se i doli nëpër dhëmbë. Nga ana e tij, kreu i PDsë, Lulzim Basha u shpreh: "Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë një përsëritje të një parlamenti kukull në duart e krimit dhe mafies dhe kukullave të tij".

DENONCIMI

Emra të njohur të botës së krimit në vend dhe familje mafioze që veprojnë në vendin tonë kanë shantazhuar opozitën shqiptare dhe liderin e saj. Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD- së, Lulzim Basha, sonte në studion e emisionit "Opinion", ndërsa theksoi se opozita ka denoncuar me emra dhe për hir të këtij denoncimi, Edi Rama i ka hedhur t'i bëjnë shantazh dhe kërcënime opozitës dhe kreut të saj. "Ky është Edi Rama, të mërkurën hedh cubat për të kërcënuar opozitën, të enjten hedh Gramoz Ruçin për t'i mbyllur gojën opozitës", tha Basha. Kreu i PD- së u shpreh se i arrestuari një ditë më parë, Durim Keçi ka lidhje me Ramën. Ai është shprehur se ai e ka ndihmuar Ramën për të fituar zgjedhjet në Durrës. "Gjatë zgjedhjeve Durim Keçi është vënë në shërbim të Edi Ramës. Le të vijë ta mohojë ai dhe shkojmë të shikojmë tabulatet. Pse është arrestuar tani? Ai i tha se ' nuk ka bir nënë që të të ekstradojë ty në Itali sa të jem unë kryeministër'. Nuk e dimë nëse mund të ekstradohet, sepse mund të humbasë rrugës. Me këtë njeri e ka marrë pushteti Rama dhe Vangjush Dako".

FATMIR MEDIU

Kreu i PR- së, Fatmir Mediu është zgjedhur anëtar i Komitetit Ad Hoc të Asamblesë Parlamentare të OSBEsë kundër terrorizmit. Kryetarja e këtij komiteti e ka njoftuar përmes një lere Mediun për zgjedhjen e tij, duke i shprehur sigurinë se do të japë kontribut të jashtëzakonshëm me punën e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.