Rama- Dules: Vangjel, ti je minoritar, Evropa nuk është kishë e xhami

Pr. ligji për pakicat, replika mes kreut të PBDNJ- së dhe kryeministrit

Gazeta Shqiptare - - PARLAMENTI -

seancën e Kuvendit u diskutua dje projektligji për pakicat kombëtare, ndërsa ka pasur replika mes kreut të PBDNJ, Vangjel Dule me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Dule ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës duke kërkuar sqarime nga Bushati se pse ky projektligj paraqitet nga Ministria e Jashtme dhe jo nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka replikuar edhe me kryeministrin Edi Rama në seancën e Kuvendit. Dule tha se në vitin 2011 u hoq e dhëna për përkatësinë etnike dhe i bëri thirrje qeverisë të heqë dorë nga kjo propagandë. Në replikën e tij, Rama tha se Dule thotë gjëra që ai s'i ka thënë kurrë. "Vangjel, ti e ke bërë rrugë të më citosh gabim sa herë vë fjalët e mia në gojën tënde. Nëse nuk do të njihja, do mendoja se e ke nga mendjelehtësia, por duke të të njohur, ti je i qëllimshëm sa herë që më vë mua në gojë gjëra që unë s'i kam thënë kurrë. Së pari, ti je një minoritar dhe jo minoriteti. Evropa, Vangjel nuk është as kishë ku nuk vihet në diskutim Zoti, e as xhami ku nuk vihet në diskutim Allahu, është kontinent ku ne jemi pjesë, fakti që nuk jemi në BE nuk na bën më pak evropianë dhe ne kemi të drejtën të themi për BE Vangjel dhe kjo nuk përbën mëkat e arsye që zotrote të vish këtu e të më vësh mua në gojë gjëra që s'i kam thënë kurrë. Mësoji këto gjëra. Së fundi, ligji është krenari për këtë Kuvend", - tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.