Noka: Ruçi qëndrim harbut, i amniston Ramës fjalorin e rrugës

Gazeta Shqiptare - - PARLAMENTI -

Deputeti

Flamur Noka e braktisi dje mbledhjen e Byrosë së Kuvendit dhe deklaroi për gazetarët se është turp për një parlament të përjashtojë deputetin se kërkon të drejtën e fjalës dhe të amnistojë kryeministrin që përdor fjalor rruge në Kuvend. Ai pranoi se i ishte drejtuar kreut të qeverisë me fjalën "rrugaç", por u justifikua se ishte Rama, ai që sulmoi me fjalor rruge ish- kryeministrin. "E vetmja gjë që bëra më tepër është se insistova të kem të drejtën e fjalës, sepse dëgjova unë dhe gjithë të tjerët një kryeministër në sallë që fliste me një zhargon rrugaçëror, të denjë për rrugë, jo për sallën e Kuvendit. Kërkova fjalën për procedurë që t'i kërkoja kryetarit të Kuvendit që t'i tërhiqte vëmendjen kryeministrit të mos fliste në sallën e parlamentit me zhargon rruge", tha Noka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.