Berisha bën bashkë PD- LSI, kërkojnë largimin e Ramës

"Fyeu ish- kryeministrin, Ruçi rrëzon kërkesën e opozitës

Gazeta Shqiptare - - PARLAMENTI -

PD,

LSI dhe PR kërkuan dje përjashtimin e kryemi nistrit Edi Rama nga seancat plenare për 10 ditë, me pretendimin se ky i fundit ofendoi sot në sallë ishliderin e demokratëve Sali Berisha, duke i thënë i ' rrjedhur'. PD, LSI dhe PR kanë mbledhur firmat për kërkesën për përjashtimin e Ramës. Deputetët e opozitës pohuan se kryeministri me një gjuhë vulgare fyeu Berishën, ndërsa atij i doli në mbrojtje Flamur Noka. Deputeti bllokoi foltoren, ku i bënte thirrje Ruçit që t'i jepej fjala Berishës. Fill pas këtyre momenteve të tensionit, kryeparlamentari Ruçi e pezulloi atë ditën e djeshme nga Kuvend, rifilloi në orën 17: 00 por u shty për ditën e sotme në orën 8: 30. Për kërkesën e fundit, Ruçi tha se është e pabazuar dhe nuk e merr në konsideratë, ndërsa njoftoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit në orën 19: 00 për Nokën. "Është bërë kërkesë nga 8 deputetë të mazhorancës që kërkojnë thirrjen e Byrosë së Kuvendit për të analizuar qëndrimin ndaj deputetit Flamur Noka, njëherësh është bërë një kërkesë kryetarit të Kuvendit nga 9 deputetë të grupimeve të ndryshme të opozitës për të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama për seancën e sotme. Pasi u konsultova dhe pashë të zbardhur procesverbalin e seancës nuk mund ta marr në konsideratë. Njoftoj që Byroja e Kuvendit do të thirret sot në 19: 00"", deklaroi z. Ruçi.

KWRKESA

Kërkesa për përjashtimin e Ramës është firmosur nga kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Spaho, Vasili dhe Mediu, pasi sipas tyre kryeministri ofendoi Berishën dhe opozitën me një fjalor vulgar dhe të papranueshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.