Vasili: Rama na çau dërrasat përditë, mik i oligarkëve

Gazeta Shqiptare - - PARLAMENTI -

Kryetari

i Grupit Par lamentar të LSI- së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Rama se ka në kokë vetëm ligjin e agjitacion dhe propagandës dhe të internim e dëbimeve. Në një status në "Facebook", Vasili shkruan: "A ka turp ky shkollëpaku? Kryeministri shkollëhiç na çau dërrasat përditë, që medemek ai respekton rregullat, ligjet edhe për preshin, lakrën dhe sallatën etj etj. Po mësuesen në Kamëz, Hamide Qemirani, banditizmi i qeverisë e zbon nga puna, me çfarë rregulla a ligje e heq ky kryeministër? Jo, mor jo, ky shkollëhiçi ka në kokë vetëm ligjin e agjitacion dhe propagandës dhe të internim dëbimeve, s'ka ky asnjë lidhje as me demokracinë e as me pluralizmin. Këtë nuk e zë gjumi vetëm që të lulëzojnë kanabisi dhe koncesionet, se shteti ligjor na la shëndenë. Shteti ligjor s'ka hiç të bëjë me poturet e këtij, që kutërbojnë nga kanabisi. Mësuesja Hatixhe dënohet pa ligj nga kanabisti në krye të qeverisë. Ky është morali i histerive mediatike të shtetit që ka rënë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.