Zbardhet axhenda e mbledhjes dyditore, të qeverisë në Vlorë

Kreu i qeverisë përfshin edhe drejtuesit e administratës së qarkut

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

Qeveria

do të mblidhet sot në Vlorë, pas dy takimeve që janë zhvilluar në Llogora dhe në Velipojë. Sipas axhendës së publikuar, fillimisht kryeministri, së bashku me deputetët e zonës dhe ministrin e Bujqësisë do të inspektojë investimet në rehabilitimin e skemës së ujitjes në Krutje të Lushnjës. Në orën 13: 00 është planifikuar një drekë me ministrat dhe mbledhja e qeverisë pritet të fillojë në orën 16: 00 në Pallatin e Kulturës. Do të jetë zv. kryeministrja Senida Mesi, e cila do të japë vendimet e mbledhjes për median. Në fund të ditës së parë të mbledhjes është parashikuar një darkë e kryeministrit me kryebashkiakët, deputetët, kryetarët e këshillave e prefektin e Vlorës. Ndërsa ditën e shtunë mbledhja e kryeministrit dhe ministrave do të jetë me të gjithë drejtuesit e administratës qendrore në qarkun e Vlorës dhe do të transmetohet live nga televizionet. Përveç takimeve në Vlorë, ministrat do të shkojnë edhe nëpër fshatra ku do të takohen nga afër me banorët, por nuk do të mungojnë as prezantimet e hapura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.