Bushati takon presidenten e Asamblesë së KE, vlerësohen reformat

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

Kryetari

i delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë, Ervin Bushati, u takua dje me presidenten e sapozgjedhur të Asamblesë Parlamentare, të Këshillit të Evropës, Stella Kyriakides. Ai shprehu bindjen se Presidenca e Kyriakides do të kontribuojë në kapërcimin e vështirësive, duke punuar bashkërisht për forcimin dhe promovimin e vlerave të përbashkëta, demokracisë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës. Në vijim, Bushati informoi shkurtimisht mbi rezultatet dhe ecurinë e procesit zgjedhor, sfidat me të cilat përballet qeveria shqiptare si dhe reformat që janë ndërmarrë për adresimin e këtyre sfidave. Nga ana e saj, presidentja Kyriakides përgëzoi për progresin e bërë nga Shqipëria në përmirësimin e standardeve të respektimit të vlerave, që qëndrojnë në themel të Organizatës. Ajo vlerësoi rëndësinë e reformave të ndërmarra, veçanërisht reforma në fushën e drejtësisë, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vend. Bushati u takua dje edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë, Wojciech Sawicki.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.