Policia e shoqëron Xhulio Shkurtin: Nuk isha në lokalin ku ndodhi atentati, por tek berberi

Reagon familja e Aldo Bares: Nipi s'ka lidhje me ngjarjen

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE LUSHNJE -

LUSHNJË - Pas shoqërimit nga policia të Xhulio Shkurtit ( nip i Aldo Bares) në lidhje me atentatin me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, kanë reaguar familjarët kreut të bandës së Lushnjës. Të indinjuar, ata kanë deklaruar se nipi i tyre nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen që tronditi qytetin e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, i afërm i Xhulio Shkurtit. Sipas tyre, ata implikohen në çdo krim që ndodh në qytet pa pasur faj. "Nipi ynë s'ka asnjë lidhje me ngjarjen. Na implikojnë pa lidhje në çdo krim në qytet. Media, politika, policia na implikojnë", kanë thënë të afërmit e Aldo Bares. Viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares ( Alfred Shkurtit). Ky i fundit mbeti i plagosur më 25 shtator të vitit 2016 së bashku me shokun e tij Saimo Xheliun, 25 vjeç, në të njëjtën zonë ku ndodhi atentati i dy ditëve më parë.

toletë, e cila dyshohet se i përkiste viktimës Zamir Latifi. Gjithashtu, grupi hetimor sekuestroi si prova materiale pamjet filmike në dy biznese në afërsi të vendit të ngjarjes, të cilat çuan në identifikimin e Orges Bilbilit. Ndërsa, rreth orës 19: 15 të së mërkurës, në parcelat e fshatit Çukas, në krahun e majtë të rrugës nacionale Lushnje- Berat, u gjet i djegur një automjet tip "Mercedes- Benz". Në brendësi të tij u konstatuan dhe u sekuestruan 3 kallashnikovë dhe një fishek i paplasur. Në këtë mjet u gjetën gjurmët e Laert Haxhiut. Sipas hetuesve të çështjes, këqyrja e mëtejshme e automjetit për të përcaktuar numrin e

shasisë po vijon në Komisariatin e Policisë Lushnje.

HETIMET

Sipas burimeve nga policia, pas analizës së ngjarjes dhe informacioneve që ka mbledhur grupi hetimor, pjesë e të cilit ishin edhe drejtues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku është tentuar të vriten me armë zjarri 2 persona. Po të njëjtat burime thanë se përveç pistës së hakmarrjes, dyshohet se vrasja e dy ditëve më parë në qendër të qytetit të Lushnjës të ketë ndodhur për larje hesapesh për trafik droge.

Autori i dyshuar i atentatit, Laert Haxhiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.