Ja krimet e tmerrshme të bandës famëkeqe të Lushnjës

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE LUSHNJE -

Edhe

pse kanë kaluar 21 vite nga krijimi i Bandës së Lushnjës, përsëri hasmëritë në këtë qytet, vijojnë të jenë prezente. Kjo është dinamika e ekzekutimeve mes dy grupeve, ai i Aldo Bares dhe Artur Dajës. Banda kriminale famëkeqe e qytetit të Lushnjës, e cila kishte si kryetar të saj Alfred Shkurtin, i njohur ndryshe si Aldo Bare e kishte pikun e saj të gjatë viteve 1997 dhe 1998. Gjatë pretencës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kundërshtari kryesor i Aldo Bares ishte Artur Daja dhe konflikti kishte nisur nga viti 1996. Vrasjet janë të shumta të realizuara nga "Banda e Lushnjës" si prerja e kokës e deri tek ekzekutimi i kundërshtarëve me tritol dhe me breshëri automatiku. Një vit më vonë, në korrik ' 97- ës, në qytetin e Lushnjës u vra Ramadan Shkurti, vëllai i të pandehurit Alfred Shkurti. Aldo Bare, së bashku me viktimën dhe Enver e Bardhyl Rabija ishin nisur në drejtim të lokalit ku ndodhej Artur Daja. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, i cili ishte në verandën e lokalit ku ndodhej edhe shënjestra Artur Daja. Aldo Bare së bashku me shokun e tij Enver Rabija, u larguan nga vendi i ngjarjes. Por të plagosur kishin mbetur në automjet Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabija. Vetëm pak çaste më vonë, Daja edhe ky i plagosur u afrohet kundërshtarëve të tij dhe qëllon nga afër vëllain e Aldo Bares dhe mikun e tij të ngushtë Bardhyl Rabija. Pas vrasjes së vëllait të Aldo Bares, ky i fundit me qëllim hakmarrjen ndaj Artur Dajës, krijoi të ashtuquajturën "Bandë e Lushnjës". Sipas organit të akuzës, anëtarë ishin Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Boriçi, Enver Boriçi dhe Enver Dondollaku. Më 3 korrik të ' 97 në Lushnjë u vra shqiptaro- maqedonasi Xhevat Demiri, i cili ishte miku i Dajës. 6 muaj më vonë, më 13 shkurt vritet Nimet Zeneli. Brenda muajit shkurt të ' 98 vriten në rrugën Kolonjë- Bitaj të Lushnjës, Masar Aliu dhe personi që ishte rastësisht me të Idajet Beqiri. Më 18 korrik të ' 98, në vendin e quajtur "Kodrat e ullinjve" u vra me breshëri automatiku Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shok i ngushtë i Artur Dajës. Më 21 tetor 1998 në fshatin Grabian të Lushnjës, pasi ia kishin djegur trupin më herët, Artur Dajës i presin kokën, duke e ekspozuar në të gjithë qytetin e Lushnjës ( AbcNews).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.