Atentati në shtator të 2016- ës, Xhulio Shkurti: Laert Haxhiu më tha: ' Nuk e ke të gjatë ti'

Gjykata e dënoi Haxhiun në mungesë me 32 vite burg

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE LUSHNJE -

Saimo Xheliu. Në atë çast, përballë tyre në rrugë ka ndaluar një autoveturë e bardhë tip ' Smart', me targa italiane e drejtuar nga i pandehuri Laert Haxhiu. Ky i fundit kishte në dorë një pistoletë me të cilën ka qëlluar në drejtim të tyre, derisa i mbaruan fishekët e pistoletës. Një nga plumbat e pistoletës së të pandehurit ka qëlluar Xhulion në këmbën e majtë, ndërsa një tjetër ka goditur shtetasin Saimo Xheliu në pjesën e barkut. Pasi i kanë mbaruar fishekët e pistoletës, i pandehuri i ka thënë Xhulios: ' Nuk e ke të gjatë ti!'. Më pas e ka fyer dhe ka vazhduar rrugën me au- toveturën e tij drejt kryqëzimit të gjimnazit ' 18 Tetori'", citohet në dosjen në ngarkim të të pandehurit Laert Haxhiu. Për këtë ngjarje, Laert Haxhiu u dënua në total me 32 vjet burgim për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", e mbetur në tentativë; "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"; "Prishja e qetësisë publike". Por, në ulje të 1/ 3 së dënimit, gjykata dënoi atë me 21 vjet e 8 muaj burgim. Haxhiu nuk bëri asnjë ditë burg, pasi prej një viti ai është në kërkim nga policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.