Në pranga pronari i lokalit, rreh punonjësen dhe kundërshton policinë

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE LUSHNJE -

FIER - Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë pronarin e një lokali, pasi ka dhunuar në rrugë punonjësen e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Ervin Murati, 28 vjeç, banues në lagjen "11 Janari" Fier. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë duke dhunuar ( rrahur) në rrugë shtetasen N. Sh., 35 vjeçe, e punësuar në lokalin e tij në rrugën "Ramiz Aranitasi", Fier. Gjatë ndërhyrjes nga punonjësit e policisë për të parandaluar dhunën ndaj punonjëses së tij, shtetasi Ervin Murati i ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke i goditur ata. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.