Hetimi ndaj gjykatësit, KLD: Arqile Basho liroi "trafikantin"

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE LUSHNJE -

Këshilli i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për gjykatësin e Vlorës Arqile Basho, i cili firmosi për lirimin e një të arrestuari për 5 tonë hashash në fshatin Llakatund. Në një njoftim për shtyp KLD theksoi se inspektorët kanë nisur verifikimin e rastit, pasi vendimi ka probleme serioze me ligjin. Mësohet se inspektorët do të kontrollojnë jo vetëm vendimet e shpallura, procesverbalet e seancave gjyqësore, por edhe për mënyrën sesi Arqile Basho u caktua për shqyrtimin e çështjes në fjalë. Kjo, pasi gjykatësi i mëparshëm kishte caktuar masën e "arrestit me burg" për të dyshuarin Rakip Arapaj, por më pas është zëvendësuar nga gjykatësi Basho që urdhëroi edhe lirimin e të 58- vjecarit. Rakip Arapaj, i cili dyshohej si pronar i një sasie prej 5 tonë drogë që u gjet në shtëpinë e braktisur të vëllait të tij të ndjerë, u lirua me garanci pasurore prej 1 milion lekësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.