Krim në familje, nipi plagos me thikë gjyshërit

Polici e kyç brenda në bankë e lajmëron kolegët. I riu: S'doja t'i lëndoja, por ata më shanin Beniamin Kaso, banorëve: Thërrisni policinë të më arrestojë

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE LUSHNJE - Xhensila Kodra

Një 19- vjeçar plagosi me thikë gjyshërit e tij dhe vetëm pak minuta pas ngjarjes tronditëse u arrestua. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në banesën e tyre, në rrugën "Muhamet Deliu", pranë zonës së "Freskut" në Qesarakë. Beniamin Kaso, pas një sherri të momentin të ndodhur mes tyre, tentoi të vrasë me thikë gjyshërit e tij, Shaban e Hajrie Agaj, përkatësisht 80 dhe 70 vjeç. Sapo kreu krimin, i riu, ashtu zbathur pa çorape dhe i zverdhur në fytyrë ka dalë menjëherë poshtë pallatit, duke u kërkuar banorëve që të thërrisnin policisë duke u thënë "Kam vrarë gjyshërit, nëse janë gjallë, shpëtojini". Burime pranë uniformave blu bënë me dije se polici roje i bankës së ndodhur përballë pallatit ku jetonte çifti i të moshuarve, e marrë dhe e ka çuar menjëherë brenda në bankë, ku ka lajmëruar kolegët. Me të marrë njoftimin, efektivë të komisariatit nr. 4 mbërritën në vendin e ngjarjes ku bënë të mundur edhe prangosjen e 19- vjeçarit.

NGJARJA

Beniamin Kaso, djali i vajzës së Shaban dhe Hajrie Agaj kishte pak kohë që je- tonte në banesën e tyre në zonën e "Freskut", pasi prindërit e tij jetonin në Belgjikë. I riu kishte nisur të debatonte me gjyshërit, ndërsa në një moment ka marrë thikën që ndodhej në tavolinën e kuzhinës duke i qëlluar. I tronditur për ngjarjen e rëndë që kreu, 19- vjeçari menjëherë hapi derën e banesës dhe zbriti poshtë pallatit duke kërkuar ndihmë për t'i shpëtuar ata. Burime pranë policisë bënë dje me dije se fillimisht Kaso kishte hyrë në dyqanin që ndodhej përballë pallatit dhe i kishte thënë pronares "Thirr policinë të vijë. Unë vrara gjyshërit". Në atë moment, gruaja i kishte thënë se po fliste me policin roje të bankës që ndodhej aty pranë. Ky i fundit, sapo dëgjoi fjalët e djalit, e futi menjëherë brenda në bankë në mënyrë që ai të mos largohej dhe më pas lajmëroi efektivët.

RRËFIMI I GRUAS

"Gazeta Shqiptare" kontaktoi dje me pronaren e dyqanit. "Djali erdhi në dyqan e më tha ' Lajmëro policisë se kam vrarë nënën dhe gjyshin'. E pashë se ishte bërë i verdhë në fytyrë dhe në një moment nuk e besova. Ishte zbathur e dridhej i gjithi. Bashkë me djalin i thamë policit që ndodhet tek banka që të lajmëronte menjëherë kolegët e tij. Në atë moment polici e mori djalin dhe kyçi brenda në bankë. Po e qetësonin punonjëset brenda. Në atë moment zonja Hajrie zbriti e gjakosur dhe kërkonte t'i merrte djalit çelësin e shtëpisë. Kur djali kishte dalë nga shtëpia, gjyshja e kishte ndjekur nga pas, ndërsa brenda kishte mbetur i plagosur i moshuari, pasi dera ishte tërhequr. Për fat nuk vonoi policia dhe menjëherë sapo arrestuan djalin, i morën çelësin e banesës dhe u ngjitën lart për të marrë edhe të moshuarin duke i dërguar në spital", rrëfeu dje gruaja, e cila nuk donte të identifikohej me emër.

DËSHMIA

Burime pranë uniformave blu sqaruan se çifti i të

moshuarve fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata kishin marrë nga një plagë në brinjë. Sipas të njëjtave burime, u mësua se i riu ka pohuar në polici se nuk ka dashur t'i lëndojë gjyshërit, pasi ishin ata që kujdeseshin për të. "Nuk doja t'i lëndoja. Ata kujdes-

Pallati ku jetonte çifti i të moshuarve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.