Arrestohen 3 persona, akuzohen për vjedhje të 14 automjete në Tiranë e Durrës

Policia u sekuestron edhe armë zjarri

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE LUSHNJE -

Policia

e Tiranës ka fi nalizuar me sukses operacionin e koduar "Riprogramuesit", ndërsa ka arrestuar 3 persona si dhe ka sekuestruar 2 armë zjarri e 1 armë gjahu dhe sende që i përdornin për të kryer vjedhjet. Burime zyrtare të uniformave blu bënë dje me dije se në pranga janë vënë shtetasit Leonard Isufi ( Noka), 28 vjeç; Izmir Çelmeta ( Seli), 25 vjeç dhe Gazmir Seli, 33 vjeç të tre banues në Laç. Arrestimi i tyre është bërë rreth orës 01: 00 të 11 tetorit nga efektivë të komisariatit nr. 3 në kryeqytet. Mësohet se në vendin e njohur si "Foto Janku", Izmer Çelmeta dhe Leonard Isufi u kapën duke tentuar të vjedhin me thyerje automjetin e markës "BMW seria 3", në pronësi të shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e policisë, këtyre personave iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kaçavidë, një sharrë hekuri, një pult automjeti e markës "BMW", një aparat elektronik "EDILOCK" ( i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve), një çip elektronik çkodimi, si dhe dy aparate telefonikë. Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas, pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik "EDILOCK" për të bërë kodimin e një çelësi universal, me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Izmir Çelmeta dhe Gazmir Seli ( vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë automatike e modelit 56, me një krehër dhe 20 fishekë; një armë gjahu teke marka ruse, një pistoletë e markës "EKOL Firat Magnum", katër targa autom- jetesh të lëshuara nga Republika e Shqipërisë, një targë automjeti e lëshuar nga shteti gjerman, një sharrë dore me bisht druri me lamë prerëse hekuri, dy aparate elektronike multimetër, një aparaturë elektronike me shënimin "Tone Generator", pesë HHD me kapacitete të ndryshme matëse, një autoradio, dy automjete të markës "Mercedes Benz", një automjet i markës "BMW", një sasi prej 3000 mijë eurosh dhe 76 000 lekë. Sipas policisë, këta persona dyshohen të jenë autorë të 13 ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë e Durrës, ku janë vjedhur 14 automjete. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale "Vjedhja në bashkëpunim", "Vjedhja e mbetur në tentative" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve".

Momenti i arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.