Mikesha e të moshuarës: Beniamini erdhi nga Belgjika që të jetonte me Hajrien dhe Shabanin

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE LUSHNJE -

Kam

vite që e njoh Hajrien. Me të ulemi shpeshherë këtu në lokalin poshtë pallatit për të pirë kafe. Janë familje e rregullt, por shpesh debatojnë me nipin, pasi ai nuk i dëgjon". Kështu tha dje për "GSH", një prej banoreve të zonës, e cila jetonte vetëm dy pallate larg banesës së 70- vjeçares që u plagos me thikë nga nipi. "Hajria më tregonte shpesh për të nipin, e sidomos kur grindeshin, sepse ai jo vetëm se sillej keq me ta, por edhe nuk i dëgjonte. Beniamini ka jetuar në Belgjikë tek prindërit e tij. Atje edhe kurohej, sepse nuk është në gjendje të mirë mendore. Por, pak kohë më parë, kishte prerë biletën dhe i kishte thënë të ëmës ' po iki tek gjyshja dhe gjyshi, do jetoj me ta'. Ai shtëpinë e tij e ka tek ' Kodra e Diellit', por jeton këtu me gjyshërit, sepse edhe ata janë vetëm. Hajria dhe Shabani i flisnin gjithmonë për mirë, por ai nuk u bindej dhe kështu niste sherri", tha ajo më tej.

en për mua dhe sa herë kam nevojë më japin edhe para. Nuk e di se si ndodhi, por ata gjithmonë më kanë tallur", mësohet të ketë deklaruar Kaso në polici. 19- vjeçari njihet si përdorues i lëndëve narkotike, si dhe një person tepër problematik për shkak të shëndetit mendor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.